Drejtorë shkollash, mësues e punonjës të administratës në Dibër janë të përfshirë në bisedat telefonike të përgjuara e të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”. Shumëkush disa prej emrave i dëgjojmë për herë të parë.
Po kush janë këta persona që sipas bisedave rezultojnë se janë marrë me blerjen e votave në Bashkinë e Dibrës në vitin 2016 përmes një skeme të qartë, që intimidonin apo shantazhonin votuesit. Ku janë ata sot?
Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri është biznesmen në fushën e ndërtimit. Prej vitit 2016 por edhe aktualisht ai mban postin e drejtorit të OSHEE në Dibër.
Arben Keshi, një prej personave që dëgjohen në pjesën më të madhe të bisedave të përgjuara, në vitin 2011ka qenë kandidat i Partisë Socialiste për Komunën e Maqellarës, ndërsa në 2013 ka qenë i katërti në listën e PS për deputet i Qarkut Dibër. Gjate 2016-s, Arben Keshi mbante postin e drejtorit të qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Shqipëri.
Një vit pas zgjedhjeve vendore për Bashkinë Dibër, në 2017 Arben Keshi u emërua shef i komisariatit të Bulqizës, ndërsa aktualisht punon pranë sektorit të krimit ekonomik në Policinë e Dibrës, shkruan Ballkanweb.
Reshat Elezaj emri i të cilit përmendet nga deputeti socialist Pjerin Ndreu ka qenë mësues dhe më pas në vitin 2017 drejtor i shkollës Reç. Ne përgjime Ndreu i kërkonte atij të deklaronte votën hapur ndryshe do të “fluturonte” nga vendi i punës. Elezaj u shkarkua një vit më parë dhe u zhvendos në Tirane ku banon aktualisht.
Në përgjimin numër 13-të, drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon mësuesin Lavdrim Murati dhe i kërkon llogari për nuk ka votuar, ndërsa i kërkon që të votojë hapur së bashku me familjen. Murati mbante postin e mësuesit në shkollën Reç të cilin vijon ta mbajë edhe sot.
b.b/dita

Keni harruar edhe Ed dramën qe vazhdon te jete kryeminister.
Si qe ai muhabeti i tepsise ?!
Shume mire .E vreisni mendjen ju se cfare perfaqsuesish jane keta .Te gjithe maloker .Ja qe Pd e Saliut nxorri ne shesh e burrave se si i ka blere ky me pare keto zona .Her i blen Saliu e here i blen Rama. Cte beje ky popull . Malok Saliu malok dhe Rama. Nje here ma hipe dyhere ta hipa . Per keto na qenka merzitur gjerman agaj .Po te dy bajga jane . Ke te mburesh e ke te shash .Kjo eshte ceshtja shqiptare .
Ah more gjerman aga ju fute nje pune qe do mbetesh si Saliu ne historine e pluralizmit shqiptare .Saliu si kriminel i demokracise e gjermani si spiun ne sherbin te Saliut.
Gjerman aga . Lexoje cfare ka shkruar Avokat Ngjela . Ne shqiptaret e kemi te qarte se cfare kane bere keto dy Parti .Gabimi yte ne keto pergjime eshte se ti nje e merr ne mbrojtje dhe tjetren e bene pergjegjse .Pra e kthen bajgen nga ana e njoma ne te thate .Po vazhdove me kete vrull ,qe ke marr, bajga do thahet sa qe ka per tu integruar ne Evrope .
O gazetare mavria! Nuk jane pergjigjemet e Bild, por materiale fallco (babale) te partise demokratike qe i jane dhene gazetarit gjerman. Sa qejf keni te shkrumbohet Shqiperia dhe po e beni punen mire. Paska pase hak Rama qe u thote kazan. Jeni bere me kes nga fashistat, nuk kuptohet çfare kerkoni, Saliun aty e keni gjalle qe u dogji e perveloi, tani po therret prape e ulurin dhe ju i beni iso. Fatkeqesi per ate populli qe ka bij ju , pjelle e dreqit.
Fytyra e malokerise me e keqe se e qenit qe nuk kafshon ne sinorin e vet?Mbase i darovituri qylypirxhi gjerman i ngre breket PD-se !
Te gjitha rruget te cojne ne Bugjeovice ,c’i mbetet tjeter partive te rrugeve dhe rrugaceve te paguar ?I thote dhia deles “ta pashe”,sepse PD dhe LSI nuk kane vjdhur me shume!
O gazetar i poshter, po ti cfare pune ben, apo duhet te kishe marre nje post te larte qeveritar se po shan ps e diberes. Po cfare postesh jane ato qe permend ti, ato jane vende pune qe nqs nuk do te ishte keshi apo leshi, do te ishte dikush tjeter.