Përgjimet e “Bild”, Basha: Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar

Bora Basholli

Kreu i PD, Basha ka reaguar mbi përgjimet e publikuara nga gazeta BILD.

Sipas tij, “6 përgjimet e publikuara nga media gjermane si pjesë e dosjes 339/1 janë radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës”.

Më poshtë, reagimi i Bashës:

“Bisedat tregojnë fuqinë e krimit të organizuar:

• Për të ndikuar në emërimin e deputetëve dhe të kryebashkiakëve të PS.
• Për të blerë votat për llogari të Edi Ramës sipas objektivit të caktuar prej tij.
• Për të urdhëruar administratën publike të identifikojë kundërshtarët politikë të Edi Ramës, që t’i kërëcënojë për votën e tyre.
• Për të marrë favore shtetërore në kundërshtim me ligjin.
• Për t’u informuar për axhendën politike brenda dhe jashtë vendit të kryeministrit.

Përgjimet që mbahen peng nga prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, janë konfirmim i pakundërshtueshëm se:

• Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e vitit 2017 është produkt i krimit të organizuar.
• Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime.
• Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

Përgjimet e publikuara nga BILD janë tregues i historisë politike të Edi Ramës: ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin.

Sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme”.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Me shantazhe nuk mund ti shpetosh drejtesise.
    Ti je vrases i 21 janarit dhe per kete duhet te shkosh para drejtesise.

    Nuk besoj se ka naiv ne Shqiperi qe te mos kuptoi se ti me Salehun kerkoni benzine per 8 Qershorin.
    Por do te piqeni vet ne zjarrin qe kerkoni ti vini perseri Shqiperise!

  • Ashtu esht o fort i zgjuti Basha.Prandaj te hyme ne zgjedhje me 30 qershor dhe ti fitojm ato.

  • keto pergjimi jane qesharake . me keto gjera merret prokuroria ? Qenkan njerez pa pune . Po na kthejne ne monizem : “Mos I fol kulakut ! ” . Zgalem

  • Lulash je qelbesire dhe mbetje toksike e stanit vicidolist. Nuk vihen ne pushtet as me dhune as me Babole o faqezi. Turpi do tju mbuloje ne jete te jeteve ty morrak dhe ceten tende kriminale.

  • Ju sebep doni,,o burra shyqyr qe u zhyt Rama me ordinere te tipit Gjusho,Qazim Sejdini,me rrugace e burgaxhij.
    PD NUK MERR VOTA NGA KY POPULL.
    REALISHT..ESHTE MITRA QE POLLI RRUGACERINE,BANDITET,MAFIOZET,VJEDHJEN E VOTAVE,KRIMIN POLITIK,GRABITJEN E PRONAVE DHE TOKAVE,KORRUPSIONIN QEVERITAR DHE BANDITESK,ZENIN,GERDECIN DHE 21 JANARIN.
    Prandaj Rama duhet te jape doreheqjen dhe PS te zgjedhe ne krye edhe nje Kukull,Pupac,qe e mira e te mirave do te ishte te bente ASGJE.
    Te rrinte aty para deres se PS vetem si basuret,si manekin vitrinash,SE ME SHUME VOTA SE EDI RAMA DO TE MERRTE.
    Me kete urrejtje qe ka populli per PD,per maloket grabitqare,hajna,mashtrues,kriminele,,PS nuk ka nevoje per GJENIALITETE SI EDI RAMA,LIDER SUPREM Rajonal e me gjere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *