Përgjimet e trafikantëve të drogës, akuza e deputetes së PD për kryeministrin Rama

Gazeta Dita

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, komenton rastin e përgjimit të grupit të drogës në Vlorë, ku ndër të tjera rezulton se trafikantët merrnin siguri për kultivimin e drogës nga punonjës police të zonës, kundrejt fitimit.

Sipas saj, pas publikimit të këtyre përgjimeve, shteti duhet të ishte në këmbë dhe kryeministri duhet të reagonte i pari. Me heshtjen e tij, thotë Tabaku, ai ka pranuar se shteti është bërë një me trafikantët.

STATUSI I PLOTE

A mund të luftohet droga kur trafikanët dhe shteti janë një?

Këto ditë të nxehta vere përpos traditës së kryeministrit për të paguar shkrime në prestigjiozet ndërkombëtare që flasin për një qeveri të suksesshme dhe një Shqipëri që po lulëzon, më ra në sy edhe përgjimi i një trafikanti i cili siguronte kolegun keqbërës se kishte paguar shumën e majme tek një person tepër i rëndësishëm për të vazhduar punën të pa shqetësuar. Prita një reagim të kryeministrit i cili jo më larg se disa ditë më parë u zotua për betejë ndaj drogës.

Aq më tepër që përgjatë këtyre katër viteve raportet ndërkombëtare nga Departamenti i Shtetit Amerikan por edhe Europol janë: Shqipëria është portë hyrëse për heroinën, Shqipëria hambar i kanabis, Shqipëria furnizon Europën.
Heshtja është pohim, shpreheshin dikur romakët.

Heshtja e kryeministrit dhe mos reagimi i tij është pranimi i asaj akuze që opozita ka katër vjet që ia përplas në fytyrë atij, asaj akuze që përsërisin partneret ndërkombëtarë e asaj akuze që duket qartë në sasinë e trafikuar dhe kapur në vendet fqinje. Ai që flet për çdo gjë, por jo për ato që kanë rëndësi sot hesht. Është e kuptueshme edhe heshtja e tij edhe kur euro ka rënë në nivele marramendëse tërësisht në kundërshti me trendin e saj, vetëm si pasojë e trafikimit të drogës dhe futjes së euros prej tregtisë së paligjshme.

Por sado të regjur jemi nga heshtja e kryeministrit mbi këtë temë, kur dëgjon “Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete” pret një ngritje në këmbë të një shteti dhe një qeverie për të zbuluar bashkëfajtorin në këtë krim. Por, në të kundërt heshtja është vulosja e radhës se kjo është një qeveri karteli. Bashkëpunëtore deri në fajësim të këtij krimi që ka kapluar vendin duke i shndërruar shqiptarët në eksportues të hashashit dhe jo vetëm.

Dhe nëse mund të perifrazoj një shprehje të Ayn Rand “Nëse qeveria nuk arrin të të mbrojë më prej të korruptuarve, por mbron të korruptuarit prej teje, atëherë dije se je një komb i humbur”.

Share This Article
2 Comments
  • Qe ne surrat duket qe genjen ,,mashtron , kjo zonjeza
    Tabaku.!!! Dje doli kryebanditi i Vicidolit qe mori ne qa-
    fe Lazaratin duke i dhene leje per mbjelljen e kanabisit .
    Dhe sot pa pike turpi del e hedh shashka kunder qeveri-
    se aktuale por ky kryehajn e kryekriminel nuk kupton nje
    gje :sa ngjisin mashtrimet e genjeshtrat e tij te shqiptaret.
    Me perjashtim te disa fanatikeve te verber qe dehen nga
    perrallat e Vicidolasit ,tani askush nuk i beson me ketij
    delenxhiu e matrapazi te ligjetatave mashtruese. Por ky
    monster perpiqet me keto tribulacione kineze te largoje
    opinionin e shqiptareve nga nje te madh qe e ka zene kete diabolik: VETTINGU ,i cili po afrohet cdo dite e me
    teper ! Zonja Kalavera i ka bere gati listat qe do te inves-
    tigojne te gjithe sistemin e drejtesise dhe politikanet dhe
    ne krye te listes jane: Dora vete,Sali Ram Berisha ,sebashku me te birin dhe vajzen e tij. Me nje here pas tij
    vjen Like Floriri, ky e ka me ze e figure. Lulush Basha per
    240 milion dollaret e rruges se kombit, detin,21 Janari.,
    Llalla,pa dyshim ze nje ” vend nderi” ne katrauren e drej-
    tesise . Ky e ka marre ka kohe “selamin” nga SHBA-ja.
    Dihen abuzimet e Nishanit me pronat e gruas ne Elba-
    san, duke shfrytezuar postin e presidentit te Republikes.
    Prokurore, gjykates,avokate,etj.etj. qe perbejne “Palla-
    tin e Korrupsionit ” deri ne metastaze do te jete nje objekt
    themelor i investigimit, ku 90 perqind e tyre jane te kalbur
    nga allishverishet edhe me keq se zonjeza Andrea . Keto
    jane aresyet themelore qe hafijet e Sali Vicidoit ,me ur-
    dhe direkt te tij kane sajuar disa incizime per te “medhenjt
    e Tiranes” dhe ky dixhital i “ra ne dore askushi tjeter ,per-
    vecse,LLalles ,dhendrrit te Liri Berishes ,Vishos,Berisho-
    vicit dhe keta “vigjilente” e “patriote” e bene publike me-
    njehere: dje Saliu , sot, zonjeza Tabaku ?! Po i ha populli
    keto gjepura o mjerane ! Ke doni te mashtroni, ate plaken
    qe shet spinaq te tregu “Ali Demi” ?! Mos i nxirrni me bo-
    jen vetes ! Sali je perfundimisht i diskritituar ! Mos lih me
    se po i shkakton nje dem te pallogaritshem bandes tende
    qe i ke vene emrin PD…..! Burgu te pret dhe konfiskimi i
    te gjithe pasurise qe ke vene ne menyre te palidheshme .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *