Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me trafikun e drogës dhe përmendjen në përgjimet e autoriteteve italiane të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Duke e nisur postimin në profilin e tij në Facebook me titullin “Peshku i madh dhe… i madhi fare”, Basha deklaron se, të dhënat e fundit të publikuara nga drejtësia e vendit fqinj nuk lënë më hapësira për dyshime.
Gjithashtu, Basha akuzon Edi Ramën se edhe përballë këtyre fakteve, të përmendura edhe nga qeveri të tjera të huaja, vazhdon të sillet “i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar”.
Statusi i plotë i kryetarit të PD:
“Prej dy ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë: Antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.
Të njëjtën akuzë ka bërë edhe oficeri i policisë Dritan Zagani me fakte dhe prova që prej dy vitesh. Të njëjtën akuzë i kanë përësëritur Edi Ramës edhe disa përfaqësues të qeverive të huaja, sikurse më kanë informuar edhe mua si kryetar i opozitës.
Edhe përballë këtyre fakteve Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar. Por është e vështirë tashmë të mohosh atë që e di gjithë bota: se Saimir Tahiri është bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve.
Dosja Habilaj-Tahiri e drejtësisë italiane ju tregon shqiptarëve dhe mbarë Europës, sesi krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në flagrancë në trafik droge, se si krejt shteti është kalbëzuar dhe është vënë në shërbim të trafikantëve.
Shqiptarët që në shumicë mezi mbyllin muajin shohin sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit të tij, se si Tahiri, kampioni i Ramës, merr 30 mijë euro për një ngarkesë, dhe se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj.
Ndërkohë që ky skandal ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta te Opozites dhe e ka nxjerre Edi Ramen lakuriq para mbarë opinionit, ky vetë nuk ka kurajon të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.
Edi Rama as nuk turpërohet, as nuk përgjigjet, as nuk mban përgjegjësi për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme: Sepse është ai pas Saimir Tahirit, është ai pas cdo habili, është ai pas cdo shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë.
Ai si askush tjetër ka përfituar nga qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i krejt vendit, sepse i duheshin për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin. Shqiptarët e dinë tashmë, opinioni publik, dhe media ende e pakapur e ka kuptuar.
Ndërkombëtarët po ashtu: as krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë”.

O Lule ti je i pari qe duhet cuar ne burg .Te erdhi goja o pede ? Shiko Salen nuk po ndjehet se e di qe eshte nje bllof .Ke per te ik per lesh o trap.
Epo KUSH FLET ?!!! HAJDUTI me CIZME ne Rrugen e Kombit, Gjumashi ne HOTEL (Bashkin e Tiranes), Shitja e Detit JON, KRIMINELI i 21 JANARIT…. I Pa FYTYRE, akoma pretendon per Masken e ATDHETARIT ?!
Kushdo mund te flase e te shprehe kerkesat e tij , por vetem Ti dhe Saliu , nuk kini te drejte morale te akuzoni kend per krime e kriminele , sepse mbi juve rendon nje mal i tere me krime nga me rrenqetheset ! Eshte per kete arsye qe populli po e kupton dhe largohet cdo dite prej jush , kryebandite , mashtrues e te pa bese , te konsumuar tej mase si parti politike antikombetare ne gjithe keto vite te tranzicionit .Jini bandite , jo politikane !
Nese Donald Tramp do me kerkonte te votoja Lul Kriminelin si k/m te ardheshem se “ashtu i ka hallet amerika” sinqerisht do ta votoja..
.
POR te behen keto lodra me Tahire per te vene k/m kete qe vodhi gjysem miljardi dollare ky eshte antishqiptarizmi dhe anti-amerikanizmi i politikes sotme te miqve tane:
SI U VODHI BASHA GJYSEM MILJARDI DOLLARE ?
Bechtel: Dell – Basha-Frank Wisner US Mafia: Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë! –
29.4.2014
Rruga e Kombit, dy miliardë euro për vetëm 137 km autostradë!
Rruga e Kombit” shtrihet nëpër këndin më të varfër dhe më të largët në Evropë, ku shumë fshatarë ende jetojnë në kushte të vështira, duke luftuar që ta çojnë muajin deri në fund. Autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës ka nxjerrë dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve – që u detyruan të devijojnë fondet nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme, shumë prej të cilave mbetën të pashtruara. Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikon dokumentet e panxjerra nga Shqipëria dhe Kosova me detaje, të shkallës së keqmenaxhimit dhe kostove të rritura e të pandalshme, të cilat kanë nxitur deri më tash tri hetime për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën. T ë ndërtuara mbi premisat e krijimit të pasurisë nga ngritja e tregtisë dhe turizmit, çmimi i fundit për rrugët së paku ishte dyfishuar në të dyja vendet nga çmimet fillestare të ofruara. Tregtia në mes Shqipërisë dhe Kosovës ka shënuar vetëm një rritje modeste prej se është hapur rruga vitin e kaluar, por nuk ka çuar në rreshtimin e kamionëve që zakonisht shihen në kufijtë e tjerë të Ballkanit. Ekspertët vlerësojnë se rruga po përdoret vetëm në 10 për qind të kapacitetit të saj. Në anën tjetër, kompania ndërtuese Bechtel- Enka përvetësoi profite me qindra miliona euro falë pjesërisht, sipas argumenteve të kritikëve, kontratës së majme në favor të tyre, çmimit të lartë dhe kthimit të taksave.
Tenderi i shpejtë
Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme. Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro. A mbasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri. Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode. Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës i ishte dhënë në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell. Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës. Zëdhënësja e “Bechtel”-it fuqimisht mohoi ndonjë sjellje të pahijshme dhe insistoi se Dell ka respektuar rregullat e Departamentit të Shtetit të ShBA-së menjëherë pas afrimit të kompanisë ndaj tij me një ofertë potenciale për punë, pasi që ai përgatitej të largohej nga Kosova, duke përfshirë çdo tërheqje të tij nga çdo çështje që lidhej me kompaninë. Por një diplomat i lartë, Andrea Capussela, i caktuar për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës bëri thirrje Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar përkrahjen e Dellit për skemën, duke marrë parasysh punën e re të ish-ambasadorit.
Nuk ka asnjë sugjerim që Dell nuk ka përfillur me rregullat e ShBA-së. Gjersa ekziston periudha prej një viti para se ish-ambasadorët mund të lobojnë në emër të qeverisë së ShBAsë në emër të një kompanie private, atyre nuk u ndalohet që të marrin një punë në sektorin privat ku ata ndihmuan për të siguruar një kontratë. Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu, pasi qeveria dështoi për të marrë parasysh këshilltarin e saj ligjor për të caktuar një çmim fiks për autostradën. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra. Bechtel-Enka ka pranuar më shumë nga kuleta publike kosovare në vitet 2011, 2012 dhe 2013 se çdo ministri tjetër. Në të njëjtën kohë projektet e tjera infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e disa shkollave mbetën për më vonë. BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për “shpërdorim detyre” në lidhje me kontratën. Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”. Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës. T ë gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.
‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’
Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm e jashtë kontrollit. Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim. Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.
“Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska. “Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.
Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe. Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Asnjëherë, asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar për të justifikuar këto shuma. BIRN-i ka pyetur Bashën, i cili tani është udhëheqës i Partisë Demokratike në opozitë dhe kryebashkiak në Tiranë, me seri të pyetjeve të ndërlidhura me autostradën, por ai ka refuzuar të komentojë.
Një dokument diplomatik i ShBA-së, po ashtu i publikuar nga Wikileaks më 2009-n, detajonte shkallën e logjistikës dhe planifikimit financiar të dobët. Sipas një dokumenti të një zyrtari të ambasadës së ShBA-së në Tiranë, “Bechtel” së pari ka llogaritur se shtatë milionë metër kub të dheut do të gërmohen, e cila u rrit në 14 milionë kur kontrata u dha më 2006 dhe u ngrit në 32 milionë në prill të 2009-s, më shumë se një vit para se seksioni i autostradës në Shqipëri të përfundojë.
SHBA-ja sheshon rrugën për “Bechtel”-in
Propozimi i Bechtel-Enka-s po ashtu ngriti kritika të shumta nga Banka Botërore dhe FMNja, të cilat refuzuan që të mbështesin projektin, ose të ndihmojnë Tiranën me fonde për ndërtimin e autostradës. Në një dokument diplomatik të Wikileaks-it të vitit 2006 të titulluar “Pengesa e ofertës së ‘Bechtel-it’ për të ndërtuar pjesën kyçe të autostradës”, Marcie B. Ries, ambasadore e atëhershme në Shqipëri, kishte thënë se do ta ndihmojë qeverinë për të tejkaluar kundërshtimet e Bankës Botërore, pasi autostrada e re “jo vetëm që do të ndihmonte tregtinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës”.
Përfshirja e ShBA-së shkoi përtej përkrahjes nga ambasada. Ries shkroi se Basha i kishte thënë asaj se ish-sekretari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Tom Ridge, ishte duke këshilluar Tiranën në lidhje me marrëveshjen. Ridge kishte ardhur në Shqipëri me kontratë prej 40,000 dollarësh në muaj për të këshilluar qeverinë për anëtarësimin e saj në NAT O dhe themelimin e lidhjeve me Washington DC.
Sipas dokumentit të njëjtë, Orsalia Kalantopoulos, kordinatore regjionale e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, i tha qeverisë se ajo fuqimisht kundërshton projektin me katër korsi, pasi që përzgjedhja e ‘Bechtel’-it ishte “jokonkurruese dhe që autostrada duhet të bëhet me dy korsi për të reduktuar shpenzimet. Pretendimet e reja për keqbërjet me marrëveshjen dolën para dy jave në Shqipëri, pasi ministri i Financave, Shkëlqim Cani lajmëroi një hetim të ri në lidhje me financimin e autostradës përmes një kredie bankare prej 250 milionë eurosh. Shqipëria nuk ishte në gjendje që të huazojë nga institucionet ndërkombëtare financiare sepse që të dyja, Banka Botërore dhe Fondi Ndërkombëtar Financiar, kishin këshilluar kundër projektit të autostradës.
Vendi ishte detyruar që të shikojë nëpër bankat komerciale, me dyshimet se kanë huazuar me rata më të larta se tregu. Hetimi i fundit nuk ndërlidhet me hetimin tashmë të hedhur poshtë kundër Bashës dhe këshilltarëve të tij, e cila fokusohej për kushtet e kontratës dhe ngritjes së çmimeve.
Ke te drejte ti vrases i djeshem te marresh flamurin e kampionit te drejtesise sot!?
E kishte te drejte Bledi Mane ne artikullin e djeshem. Mire ti behet Edit e Sajmirit, Si dje edhe sot sovrani iu dha nje pushtet te pakufiozuar qe me aqe deputet sa kane patur ti nxirnin uje te zi bemave e gjemave te peshkaqeneve te djeshem e te sotem, te qoftelargut e te drejtesise se korrupptuar. Mjafte me sloganin drejtesia pushtet i pavarur!? Po atehere per cfare ja besoj sovrani qeverisjen ketyre, per te nuseruar? Mire t’ju behet! Tani rrini e nuseroni se “drejtesine” do ta bejne vrasesit e kriminelet e djeshem qe juve te pafytyret e sotshem i late te livasdhisin e sot te behen kampionet e drejtersise!?
Nuk behet vetingu, pasi ju bete pale per realizimin e tij pikerisht ata qe jane subjektet qe ai duhet te ndeshkoj
Vertet vetingu do te ndeshkoj, por jo vrasesit e kriminelet, por ata qe moren guximin te ndertojne nje organizem te tille! Vetingu do te jete nje bumerang per iniciusit e tij. Krimi nuk luftohet me llafe! Derri do plumb e jo pambuk!
Ky eshte idiot i lindur. Askush ne drejtesine demokratike nuk te denon per thashetheme. Duke perdorur faktin e lidhjeve farefisnore, Habilaj e ka inskenuar takimin me MPB Tahirin, per t’i dhene zemer shokeve qe te mos trembeshin nga goditjet e policise. sajmir Tahiri eshte krejtesisht jashte loje.
Hahaha ik mor kriminel pse nuk te njohin shqiptaret ty or qen….
O lulushit tru peshk. Po Rama kishte para kur ju nuk kishit break or mm….
Kerkoni rremuje se Po ju shtrengohet litari