Opozita shqiptare vijon t’i fryjë debatit mbi ekzistencën e një pajisje të jashtëligjshme përgjimi në Policinë e Shtetit, me sa duket, për të zhvendosur vëmendjen nga reforma në drejtësi. Por, e vërteta e përgjimeve të pretenduara të çon pikërisht tek Sali Berisha, Bujar Nishani, Lulzim Basha dhe Agon Kuliçaj.
Shkëmbimi i eksperiencave dhe trajnimi i burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit nga Interforca Italiane, buron nga zbatimi i ligjit nr. 9799, datë 10.9.2007, për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, në luftën kundër kriminalitetit.
Kjo marrëveshje është firmosur nga vetë Sali Berisha, asokohe kryeministër, raporton shqiptarja.com
Po ashtu, marrëveshja është zbatuar nga ish-ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, i cili de fakto ka luajtur rolin jo vetëm të drejtorit të policisë, por edhe të ministrit të Brendshëm.
Për zbatimin e marrëveshjes, palët kanë rënë dakord që të caktonin si organe kompetente ministritë e brendshme, drejtoritë e përgjithshme dhe departamentet e sigurisë publike respektive. Ndërkaq, në modalitetet e marrëveshjes përfshihet asistenca teknike, shkëmbimi i përvojave dhe trajnimet, duke përfshirë edhe pajisjet e përgjimit, të cilat sipas këtij ligji nuk mund të kontrollohen dhe hetohen nga autoritetet shqiptare.
Çuditërisht, Sali Berisha dhe Bujar Nishani, iniciatorët dhe zbatuesit e marrëveshjes së 2007, për trajnimin dhe shkëmbimin e përvojave hetimore, sot ngrenë zërin dhe ankohen, për përgjime të paligjshme.

hahahahahahahahaha
More,po a jeni ne vete ju?!
Po si keni guximin,xhanem,te shperfillni edhe inteligjencen me minimale te homo sapiensit?!
Pash zotin,me te vertete besoni,se lexuesit mund t’i hane te tilla gjepura,qe do te benin te qeshnin edhe nje nxenes shkolle?!
Po eshte nje gje marreveshja institucionale,sipas ligjit dhe kushtetutes,dhe tjeter gje,krejt tjeter,pafundesisht tjeter,absolutisht tjeter kur behen ne rruge te jashteligjshme!
Po jane gjera kaq elementare bre!
Nje gje eshte ligji – tjeter antiligji.
Nje gje eshte kushtetutshmeria – tjeter gje antikushtetutshmeria.
Rasti i marreveshjes se qeverise se meparshme,eshte rasti ligjor,kushtetues.
Rasti i pergjimeve te Tahirit,eshte antiligjor,antikushtetues.
Po jane dy gjera te kunderta bre!
Po si keni rene kaq poshte bre!
Po a ia vlen te bihet kaq poshte,per nje Tahir,qe me hir a pahir,neser a pasneser,do veje atje ku kane vajtur e do vene ata zoterinjte kriminele qe i ka miq?!
Do turperohi!
Per bese do turperohi!
A ju kujtohet shprehja nga filmi “Dueli heshtur”, “Kjo ishte loje!”? Po t’u kujtohet, hiqni protagonistin e filmit dhe vini ne vend te tij Salen, ose Lulin, Mulin etj. dhe do te kuptoni se çfare eshte “pergjimi” dhe pse fryhet tani, ne kete periudhe.
Ti, Claus (doemos edhe ne të tjerët), nga e di se ka përgjim? Përse nuk pret përfundimin e hetimit?