Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përgjimet/ Si e urrejnë perëndimin, SHBA dhe liderët shqiptarë islamikët e burgosur
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Përgjimet/ Si e urrejnë perëndimin, SHBA dhe liderët shqiptarë islamikët e burgosur
KronikeLajmi i fundit

Përgjimet/ Si e urrejnë perëndimin, SHBA dhe liderët shqiptarë islamikët e burgosur

Elton Tafaruci
Published April 6, 2016
Share
SHARE

Në pretencën e prokurorisë e cila kërkoi dënimin me 155 vite burg të 9 xhihadistëve të akuzuar për terrorizëm, janë përmbledhur edhe njëhetë përgjimet telefonike dhe predikimet e tyre në xhami ku bëhet thirrje jo vetëm për përkrahje të atyre që luftojnë në Siri, por tregohet edhe një urrjetje ndaj vlerave të shoqërisë perendimore. Ja seç shihet aty:

Në një ligjëratë të mbajtur në mars të vitit 2014 Gennc Balla në xhaminë e Unazës së re thotë: “Allahu u premton se nuk do te kete ndihme per mosbesimtaret ne bote tjeter, as Saliu, as Rama, as Putini, as Bushi, as Obama”.

Ndërsa diçka më pak se një muaj më parë, Byjar Hysa predikonte në xhaminë e Mëzezit: “shtetaret tanë nuk kanë turp, ata janë mizorë, ata janë kelyshat e perendimit”.

Në fakt urrejtja ndaj vlerave të perëndimit është e dukshme në shumë nga ligjërimet dhe bisedat e regjistruara. Kështu përsëri bujar Hysa në 17 janar 2014 në predikimin e tij thotë: “Mos të mendojë dikush se perendimi, OKB apo NATO kanë dhimbshuri kur shikojnë. Ata bëjnë darka kur vriten muslimanet”.

Ndërsa Genci Balla në nje ligjërim në 21 shkurt 2014 thotë: “te gjithe besimtaret jomuslimane jane qafire. Cifutet dhe te krishteret jane miq te njeri tjeterit dhe mos i beni ata miq”.

Por midis përgjimeve të bërë nga shërbimi sekret shqiptare dhe policia gjendet edhe bisedat telefonike të të pandehurve të cilët me sa duket ishin vënë në përgjim prej kohësh.

Kështu në një bisedë të treguar në gjyq shprehet shqetësimi se amerikanët dhe madje edhe disa nga vendet islame aleatë të tyre po mështesin ushtrinë e opozitës Siriane kundër ISIS-it. Ja seç thuhet në bisedën mes dy të akuzuarve:

“672881626 : Ushtria e lire ka mbeshtetjen e perendimit, kan dal kta amerikanet kta gjeneralet ka dal mbreti Arabis Saudite kto vendet arabe qe ne nuk mbeshtesim asnje fraksion tjeter pervec ushtris se lire e kupton?

663 : Edhe Arabia Saudite ushtrin e lire mbeshtet?

672881626 : Po

663 : Po ca thu o burr?

672881626 : Pasha zotin po, Arabia Saudite mbeshteti Sisin, gjeneralin qe vrau gjashte mij veta prej vllezerve mysliman, i dha 12 miliard dollar.

663 : Ca thua ore?

672881626 : Po ca flet o burr, o Sadik Qima eshte afru fundi o Sadik Qima, maje mend ca jam tu te thon, ka ardh koha per tu zgjuar o vlla.

Të tilla përgjimë që i takojnë muajve të parë të vitit 20014, derisa u bë arrestimi i 9 të akuzuarve gjehen plot. Sipas akuzës ato provojnë nxitjen e urrejtjes racore, fetare madje edhe seksuale. (Lapsi.al)

Elton Tafaruci April 6, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?