Përgjimet, zbardhet dëshmia e Haki Çako përpara Prokurorisë

Elton Tafaruci

Prokuroria ka marrë në pyetje drejtorin e pezulluar të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Burime nga organi i hetimit thanë se Çako ka dhënë deklarimet rreth dijenisë që ka për pajisjen që dyshohet se kryen përgjime.

Sipas burimeve, Çako është shprehur se nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes, e cila ka ardhur nga Italia.

Në dëshminë e tij përpara Prokurorisë më datë 17 maj, Çako ka deklaruar se pajisja është në gjendje të identifikojë numrin IMEI të çdo aparati telefonik.

Gjithashtu, ai deklaron përpara organit të hetimit se Policia e Shtetit Shqiptar dhe partnerët e saj nuk ofrojnë trajnime në kundërshtim me Legjislacionin Shqiptar.

“Në këtë deklarim, megjithëse kishin kaluar tetë ditë nga shkresa e tij e parë për sqarimin e situatës, ai shprehet se nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor të hyrjes së pajisjes”, thanë burimet nga Prokuroria.

Share This Article
2 Comments
  • “Në dëshminë e tij përpara Prokurorisë më datë 17 maj, Çako ka deklaruar se pajisja është në gjendje të identifikojë numrin IMEI të çdo aparati telefonik.”
    Kjo deshmi nxjerr cullak Cakon dhe Tahorrin sepse kane genjyer kur kane thene se ajo nuk identifikon numrat IMEI.
    “Gjithashtu, ai deklaron përpara organit të hetimit se Policia e Shtetit Shqiptar dhe partnerët e saj nuk ofrojnë trajnime në kundërshtim me Legjislacionin Shqiptar.”
    Po atehere perse u fut fshehurazi dhe pa u deklaruar ne dogane pajisja e pergjimit duke shkelur ne menyre flagrante ligjin? Perse nuk iu dorezua kjo pajisje prokurorise per hetim, qofte nga policia e shtetit, qofte nga Interforca? Perse italianet po permendin vazhdimisht imunitetin si mburoje? Nese ata kane respektuar ligjin perse i tremben hetimit? Le te bertase sa te doje Rama me Tahorrin por faktet tregojne se jane te perlyer keqas ne kete ngjarje. Aq me teper Rames iu kthye ne boomerang sulmi ndaj gjyqtarit sepse ne rikthimin e tij ne detyre kane gisht aleati i tij Bamir Topi dhe miku i partise Fehmi Abdiu. Kjo sjellje e Rames e Tahorrit eshte e tipit mafioz sepse ata nuk ndihen kur gjykata i bindet urdhrave te tyre si ne rastin e hetimeve per skandalin me interpolin ndersa kur ato hetojne duke mos iu bindur diktatit te pushtetit keta hidhen ne sulm si potbull te terbuar. A nuk ngjan shume kjo me sulmet e Berishes kur ishte ne pushtet? Si mund te duar reformen ne drejtesi njerez te tille!!!

  • Duhet bere reforma ne drejtesi, ne menyre qe Cako me Tahir kopetentin te pergjojne pa broblem kedo qe jua kerkon mideja e tyre , dhe mos t’u hyje gjemb ne kembe

    Ndaj sa me shpejt te behet reforma , se pastaj do jemi mire
    …Edhe nje pordhe po te bejne shqiptaret ne shpi, e merr vesh Tahiri dhe merr masa
    qe mos pjerdhin me shqiptaret

    Ne fakt kjo Reforme ne drejtesi duhet quajtur :…Shullaz -Reforme

    Sepse duket qe kjo reforme behet per te mbrojtur Shullazet e Partise

    Ajo Reforme do e ktheje edhe ligjerisht shtetn shqiptar ne nje shtet policor, ku Policia do pergjoje ke te doje dhe si te doje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *