VOA dhe BIRN publikojnë përgjimet e Dakos me vëllezërit Avdyli

DITA Online

VOA dhe BIRN kanë publikuar sot pasdite dhjetra përgjime dhe dokumente të cilat hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.

BIRN raporton se materialet janë pjesë e dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përkatësisht nga dosjet 339 dhe 339/1.

“Fletët e fashikujve gjenden të shpërndara mbi tavolina dhe dysheme, ndërkohë që një seri kutish kartoni të mbushura me CD presin radhën për t’u zbardhur. Mbi njërën prej kutive dallon shënimi me shkrim dore “korrupsion dhe blerje votash; 42 CD”. Një kat më poshtë, katër oficerë të policisë gjyqësore transkriptojnë përgjime që datojnë nga viti 2016. Nuk ka ende një bilanc të qartë, por mbeten ende dhjetra CD me përgjime të patranskriptuara” – shkruan Birn, cituar nga VOA.

Dosja hetimore 339 zuri fill në vitin 2016 me përgjimin e anëtarëve të një organizate të krimit të organizuar me bazë në Shijak dhe me fije të shpërndara në të dy skajet e Shqipërisë, të përfshirë në trafikun e heroinës dhe të kokainës.

Bisedat telefonike me grupin “Avdyli” e zgjeruan rrethin e hetimeve edhe te një numër zyrtarësh dhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikime me tokat.

E ndarë më vete në vitin 2017, nga dosja 339/1 është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut”.

Por të dhënat e siguruara nga BIRN hedhin dritë mbi episode të dyshuara të përfshirjes së krimit të organizuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Durrës, Kavajë dhe Lezhë.

Përgjimet ngrejnë dyshime se anëtarët e grupit Avdyli u përfshinë në blerje votash në ndihmë të kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017.

Bisedat telefonike tregojnë gjithashtu një marrëdhënie të shtrirë në kohë mes Dakos dhe vëllezërve Avdyli, kontributi i të cilëve në zgjedhje duket se është shpërblyer me akses pranë disa institucioneve kyçe në Durrës.

Përfshirja e grupit “Avdyli” në shit-blerje votash nuk është një rast i izoluar. Një hetim i dytë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i nisur pas kallëzimit të Partisë Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve të 11 shtatorit 2016 në Dibër ekspozon gjithashtu persona me precedentë si dhe aparatin shtetëror lokal në orientimin apo manipulimin e votës.

Rekrutimi i personazheve të krimit të organizuar për mbushjen e hambarit të votave fajësohet si një ndër arsyet kryesore për rrënimin e besimit për zgjedhje të lira në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar vazhdimin e hetimeve për përfshirjen e dyshuar të Avdylajve në zgjedhje apo në korrupsion me sektorë të ndryshëm të administratës.

Dy prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi refuzuan të komentonin mbi ecurinë e hetimeve.

Në tetor 2018, prokuroria deklaroi se po hetonte edhe veprimtarinë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako-por pa specifikuar konkretisht se për çfarë.

Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike me vëllezërit Avdyli dhe i ka paraqitur komunikimet me ta si të barabarta me qytetarët e tjerë që e mbështesin në zgjedhje.

I kontaktuar nga BIRN, Dako refuzoi të komentonte mbi marrëdhëniet e shtrira në kohë me vëllezërit Avdyli, mbi ç’mënyrë ishte ndihmuar prej tyre në zgjedhje apo nëse në këmbim, u kishte ofruar atyre zgjidhje të problemeve.

“Unë nuk jam marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria,” tha ai.

Përpara se të shfaqte interes për kryebashkiakun Dako dhe procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit, Astrit Avdyli, 45 vjeçari nga Shijaku që akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si kreu i grupit të organizuar në trafikun e drogës, kishte probleme të tjera.

I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10 vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta.

Për dy vjet e gjysmë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat.

“Veprimtaria kriminale ishte me qendër dhe pikë grumbullimi në qytetin e Shijakut, me referentë kryesorë vëllezërit Avdyli, strumbullarë të furnizimit me drogëra të forta, kryesisht heroinë dhe kokainë në të gjithë territorin kombëtar,” thuhet në kërkesën e prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Por ekskluziviteti i gjithëpranuar në trafikun e drogës nuk ishte i vetmi aktivitet i kryer nga Avdulajt.

Përgjimet e siguruara nga BIRN, të cilat janë pjesë e dosjes ende nën hetim 339/1, tregojnë se Altin Avdyli, i njohur si Niçja, ka pasur komunikime të vazhdueshme telefonike me kryebashkiakun Vangjush Dako nga janari 2017 deri në shkurt të vitit 2018.

Një prokuror në dijeni të hetimit, që foli me BIRN në kushtet e anonimatit tha se kreu i dyshuar i bandës, Astrit Avdyli komunikonte me kryebashkiakun Dako jo me telefonin e tij, por përmes personave të tjerë. Prokurori i tha BIRN se rrjedhja në media e lajmit se kryebashkiaku Dako ishte përgjuar në nëntor 2017 e dëmtoi hetimin.

Por komunikimet u ndërprenë vetëm përkohësisht.

“Mund të them që janë me dhjetra telefonata të përgjuara,” tha prokurori. “Kryesisht flisnin për takime të ndërsjella, për të drekuar apo darkuar. Komunikonin edhe për probleme të tjera, kërkonin zgjidhje të problemeve të përditshme,” shtoi ai.

Përgjimet e siguruara nga BIRN tregojnë se Dako ishte zyrtari më i lartë, por jo i vetmi që kultivoi raporte të ndërsjellta me vëllezërit Avdyli. Një numër zyrtarësh lokalë në institucione kyçe si inspektorë të INUK, drejtues në bashki, punonjës të Sigurisë Portuale apo madje edhe të universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë përgjuar gjatë komunikimeve me vëllezërit Avdyli, ndërkohë që këta të fundit kërkonin favore të llojeve të ndryshme.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se vëllezërit Avdyli kanë komentuar apo ndjekur me interes zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndonëse nga bisedat nuk del qartë se kush ishte kandidati i preferuar.

Bashkia e Durrësit rezulton të jetë vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal, ndërsa të dhënat hetimore tregojnë se ata janë përfshirë edhe në Kavajë.

Ndërsa në Lezhë, përgjimet tregojnë se vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka flet gjithashtu për blerje votash.

Përfshirja e “individëve të fortë” në zgjedhjet shqiptare nuk është një fenomen i ri. Që pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së vendit ndaj zgjedhjeve pluraliste, partitë politike kanë kërkuar herë pas herë edhe “muskujt” në garat kundër kundërshtarëve.

Për më shumë, klikoni KËTU dhe KËTU

k.a. / dita

 

Share This Article
24 Comments
  • Amanni more shoke po kjo paska qene “vota e popullit” per rilindjotet!!! Karvani jo vetem qe nuk po ecen perpara po ka ngecur ca si keq ne keto pengesat e korrupsionit e te vjedhjeve.

    • Praktikisht “Fake news”. Asgje e sakte per tu ndeshkuar ,e ligj. Kur Prokuroria nuk ka asgje perhap fake news kunder qeverise sepse ajo po ben vetingun e ketyre prokuroreve te korruptuar. Nje nga nje prokuroret do te bien ne rrjeten e vetingut. Dhe ne grahmat e fundit te renies po perpiqen te kafshojne qeverine. Eshte keqardhje qe kjo mbeshtetet nga Zeri i Fake News qe ka filluar te sulmoje z. Rama per qellime interesash qe perfaqeson. Nese je kunder interesave te atyre qe japin lajmet atehere duhet te rrezohesh. Dhe sigurisht, kush mbeshteten z. Berisha dhe Basha dy mashtruesit dhe vjedhesit me te medhenj te zgjedhjeve, pa perjashtuar Meten qe eshte kapur edhe me bllok ne dore. Por keta te fundit nuk i interesojne Zerit te Fake News sepse ata jane gati ti heqin breket per ata qe ju kerkojne perfitime ekonomike dhe politike ndersa Rama eshte patriot dhe nuk do tja dije per kercenime. Ka popullin me vete dhe perderisa populli te do Fake News do lehin dhe nuk kane c’ti bejne. Nese do kishte fakte per Dakon atehere perse nuk e kane arrestuar sebashku me vellezerit Avdylaj? Bullshit! Mashtrime!

    • B r a v o
      I n f o Djali,
      Keshtu duhet!
      Të fusin nga nje Çip në fund te Kurrizit,
      ty të parit, Dixhitalit Sali te dytit, Lulushit Karabushit, Monës me një Çizme…
      Dhe pastaj me radhë… Ramës, Vangjushit, të gjithë kryetarëve te bashkive, ministrave, terë Administrates, anal-isteve si puna jote, dhe me pas gjithe shqiptarëve pa perjashtim….
      Ky quhet S H T E T
      P O L I C O R…!
      Dhe pergjimet ne vend qe ti kete prokuroria apo policia, tani i kane qe nga gazetat e te tera dimensioneve, televizionet, portalet e deri tek seksioni i Biberoviçit, pertej Atllantikut, tok me ca Viçër te tjere qe kullosin hazat neper Ballkan dhe kudo , perta mbajtur mundesisht gjithe boten nen pergjim…
      Tu lumt
      b i t h a
      Info djalka….!

    • Zeri Amerikes e mbylli misionin e vet, tashme degjohet vetem zeri Elez Biberaj qe te gjithe ne e dime se per ke flet…ndaj mos u cudisni se keshtu do te vazhdoje edhe per ca kohe.

  • Si tha Dako? Nuk ka bir kurve te me dali para..
    Bir kurve vertete, po duhet te kete bij nenash qe tua mbledhin ketyre horrave te shtetit, ashtu si Ramutit qe deklaroi se nuk ka bir ..qe ta largoj nga pushteti.
    Ka me bij nenash ne Shqiperi, apo jane vetem kurva ato qe pjellin

    • Hej komentues imagjinoni kete: Sikur nje Radio qe do te quhej “Zeri i Shqiperise” te jepte lajme edhe per Ameriken dhe ne Amerike. Dhe midis lajmeve te ishte nje lajm i tille: “Sipas hetimeve te hetuesit federal XYZ provohet qe filan anetar i partise R qe eshte guvernator i filan shteti ka bashkepunuar me ruset per mundjen e kandidates D ne zgjedhje! Jam shume i sigurte qe nje radio e tille nuk do te ekzistonte sepse nuk do lejohej te trasmetonte brenda territorit te atij vendi. Se dyti, nese lajme te hetuesise do te shkonin ne nje radio te huaj do te hetohej se kush hetues i kishte dhene ato sekrete te hetimit dhe per tradheti kombetare. Dhe ai hetues do te pushohej dhe akuzohej per rrjedhje te sekreteve te hetimit dhe demtim te hetimeve si edhe tradheti kombetare. Nuk eshte nje skenar interesant? Atehere bejini vetes pyetjet: Me c’te drejte nje radio e huaj na nderhyn ne punet e brendeshme? Apo me te drejten qe nga kjo radio “rrjedh vetem uje i kulluar” ndersa tek ne vetem uje i ndotur? Pse ore shteti shqiptar lejon radio te tilla ne token tone? Koha kur nje radio e tille bente sens (diktatura komuniste) ka ikur. Shqiperia eshte vend demokratik. Se dyti, perse nuk hapni nje hetim per ata qe rrjedhin lajme te hetimeve? Prokuroria duhet te hape nje proces hetimor. Qeveria duhet te hedhe ne gjygj hetuesit qe rrjedhin sekretre te hetimeve.

  • Ftakeqesia e popullit asht qe per gjithe kete periudhe tranzicioni te ashtuquajtur demokraci na paskan udhehequr nji mut njerzish te etiketuem me shume fodullek si te majt,djathte,qender majtas e qender djathtas.
    Keshtuqe dhe rreforma me ne krye vettingun me gjas do te dalin shpuar.

  • E megjithe ate VOA apo ‘Zeri i AmeriQIse’ ngelet gjirizi i trinomit BBB-Beograd-Biberaj-Berisha e per rrjedhoje me kete radio zhurme 99 perqiond e shqipetareve fshijne BYTHEN!!!!!

    • Ne dime qe ty ste pelqen zeri amerikes. Gazeta dita qe eshte realiste.
      Ok ti do zeri popullin apo edi rama televizor dmth ertv ja.
      Po te arrish te duash edi ramen akoma edhe pse te ka qir gruan e motren .
      Ne fakt Kjo nuk me habit me ty edhe disa vemje si ty. Sepse ju per partine therni dhe dhine e vetme si nene zyraja ne operacionin e dimrit. Ju sdoni as uje as drita vetem te ruhet uniteti ne parti. Jo doni partine para shqiperise si deklaroi dhe tailanti i droges.

  • Para syve tane po ndodh per here te trete dhe te fundit ardhja e Sali Bash Monstres ne pushtet.
    .
    Nuk me dhimbsen keto Ramat apo Dakot biles ti cojme ‘RIGHT NOW ” ne biruce…POR..
    .
    Nese kjo lufte mediatike behet per te prure Sali Satanain ne pushtet si ne 1991 me Bill Biberajn dhe ne 2005 me analistin-gazetar amerikan me iniciale S.S ( pyesni mero bazen se do qeshi me te madhe per kete person) atehere na falni por lapidari qe po i bejne enverhoxhes sekti i elezbiberoamerikaneve eshte me i madh se ai jezusi ne Rio te Brazilit.
    .
    po ndodh ajo qe ndodhi me “pergjimet” e Ermal Ilir Enver Hoxhes me ato te Xen Biberishes.
    .
    .Ndersa Ermali nipi Enverit u arrestua si Pablo Eskobari ku ne grupin e tij kishte nje rol teper periferik…kurse Djalli Berishes.. Xeni..edhe pse kishte kercenuar me jete gjeneralin Luan Hoxhen..edhe pse ishte Bosi Real I Gerdecit po i bie botes “pash em pash” me miljardat qe ka fituar
    .
    Thjesht:
    Nese organe mediatike ne intenerarin Washington Viqidol ne bashkpunim me segmente te inteligjencies ne keto dy vende mbulojne krimet berishiane dhe masakrojne te majten ( qe ka shume gjynahe) ky quhet Neo makartizem ose me sakte Serbiberizem…

    • I nderuar hjesht:

      …” Djajt’ u lidhen prap ne valle,
      kryedreqi tund shamine
      thone,Do bejme dasem te madhe
      se martojme Shqiperine!…

      Ne dasem nuk jane te ftuar
      vetem ëngjët nga do jane
      ata,quhen te harruar
      qekurse morën Dynjane…

      Zoti,s’vjen,gjithnje i zënë!!!
      S’paska ftes as Perendia?
      Ne kemb’ time,paska thene:
      ” le t’u vije Perrupia!”

  • Bravo gazeta Dita! Vetme Dako ka vjedhur vota. Naiviteti i Dita te habit! Harruat 96ten dhe tere kohen qe ishte Saliu! Saliu jo vetem i vidhte por edhe na rrihte! Dako te pergjgjet para drejtesise sepse klodiana dhe Dita na botuan fakte? Mos harroni shqiptare cfare na ka bere Partia e punes dhe PD me Saliun! Cfare llumi ka rene Dita. Pa folur per gjysem analfabetet komentues qe na shajne Ramen dhe mbrojne Brrish dhe Like.

    • Cfare duhet te beje Dita, te ktheje kohen te 96 dhe te flase vetem per te? Po Ramuti nuk ka ndonje gje per te bere? Ti fuste ne burg psh? Apo e ka lene ti shperbleje prape para zgjefhjeve?
      Po per president ke do propozoje heren tjeter, Bashkim Ulajn apo Hashim Thacin. Apo Berishen vete?

  • I nderuar Thjesht:

    …” Djajt’ u lidhen prap ne valle,
    kryedreqi tund shamine
    thone,Do bejme dasem te madhe
    se martojme Shqiperine!…

    Ne dasem nuk jane te ftuar
    vetem ëngjët nga do jane
    ata,quhen te harruar
    qekurse morën Dynjane…

    Zoti,s’vjen,gjithnje i zënë!!!
    S’paska ftes as Perendia?
    Ne kemb’ time,paska thene:
    ” le t’u vije Perrupia!”

    • Qelbesira, po kini bythe kundershtoni lajmet me argumente
      Perdorni dhe ligjin e shpifjes po jua mbajti o kerma ramiste, hajdute dhe tradhetare te mbledhur te gjithe te Rilindja e kermave te Berishes

  • Ky i perkedheluri i Rames ,Vangjush Dako, nuk ka vetem keto halle ,por ky hajdut ,ka ,perlare ,vjedhur , per interesa te veta materiale ,kondra ligjit ,te gjithe vendstrehimet ne Durres ,Ne toka ,te privateve ,po edhe me keq ne tokat shteterore , per ndertim pallatesh .
    Personalisht ,i kam derguar tre letra min se Mbrojtjes (mbulon vendstrehimet ligjerisht )ne ate kohe Kodheli ,per keto abuzime ,ku ne leter ankesat ka qene dhe projektet ,leshuar nga dikasteri qendror ,afer shkolles Vasil Shanto , por KODHELI ,kurre nuk me ktheu pergjgje ..Qofsh ti o Dako ,,ta kam thene si ty ,por edhe drejtorit te urbanistikes se Durrsit . Nuk do ju ndahem ,o une o ju ..Sinqerisht ,une kurre nuk do ma mbante ,do kishja frike te prishja vendstrehimet ,sikur me flori tme peshoshin .
    Pse o DAKO ,per jete te jeteve do e kishje perkrahes e avokat personal ti E Ramen . Ati po i tunden ,per vehte themelet e qeverise se tij .
    Prandaj pregatitu ,per ne REC o Dako ,pac kembe te mbare ,terhiq edhe ca te tjere nga vetja….

  • Nuk jane fakte! Nuk jane pergjime qe implikojne dike! Jane biseda midis kriminelesh dhe jo midis tyre dhe Dakos! Por nuk eshte sekret qe ne Shqiperi votat vidhen! I ka vjdhe Saliu me 96 dhe c’do vit! I ka vjedh like floriri! I ka vjedh dhe Dako,gjyshi! Ku eshte ndryshimi ketu? Por ka nje ndryshim, Saliu ka vrare ne zgjedhje per t’i fituar ashtu edhe floriri me Monen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *