Përgjimi misterioz/ Tre zyrtarët e PD, llogari sot te Krimet e Rënda

Ornela

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë sot në pyetje tre zyrtarët e PD, dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjet ligjore, Gazmend Bardhi lidhur me përgjimin ambiental të publikuar prej tyre 4 ditë më parë për Agron Xhafajn dhe që ngriti dyshime të mëdha lidhur me autenticitetin e tij.

Tre opozitarët janë thirrur për t’u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së sotme. Ata do pyeten lidhur me publikimin e përgjimit ku nga PD pretendohet se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtori X.

Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën në mbrëmje Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin pranë Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se sajuan këtë material në mënyrë të paskrupullt.

Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Xhafaj thotë se zëri që dëgjohet në audio nuk është i tij.

Kur kanë kaluar katër ditë nga akuzat e opozitës në adresë të ministrit të Brendshëm, vëllai i tij, Agron Xhafaj iu është dorëzuar dje autoriteteve italiane për t’u përballur me drejtësinë e vendit fqinj lidhur me një vendim të Gjykatës së Kasacionit që e ka dënuar atë me 7.2 vite burg për trafik droge.

Kryeministri Edi Rama, e cilësoi si një manipulim dje materialin e PD-së, duke iu referuar një ekspertize ndërkombëtare për materialin.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Nqs rezulton manipulim te shkarkohen urgjent nga cdo mbrojtje ligjore qe u jep statusi i te qenit deputete apo nqs logji e lejon te arestohen ne kushtet e flagrances per vepren penale te shpifjes dhe dizinformim me dashje te opinionit publik.

  • Qe keto te tre do hajne qafen e pates as nuk diskutohet.Por te survejohen te mos ikin ne drejtim te paditun.
    Nese gjykata i len te lire pa mase denimi.Pune m-hit edhe ky pushtet i keti shtetit.
    Ora ka ardhe.Fillohet me keto tri hije te pista dhe te vashdohet me dashin apo skopanin e kopes se SHQUP-it qe tashma kerkesa vjen nga Izet Haxhia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *