Prokuroria e Tiranës i ka deleguar Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, kryerjen e disa veprimeve hetimore për pajisjen e përgjimit të gjetur në paradhomën e Zyrës së Ministit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Nga kqyrja e parë që i është bërë aparatit përgjues janë gjetur disa gjurmë gishtash.
Aktualisht, pajisja gjendet në laboratorin e Policisë Shkencore, ku do të punohet për të verifikuar se kujt i përkasin gjurmët.
Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se, pajisja e gjetur është një përçues analog i përgjimeve ambientale.
Pjesa tjetër e pajisjes, ajo që kryen regjistrimin, nuk është gjendur ende dhe hetuesit thonë se do të jetë mjaft e vështirë që të identifikohet vendndodhja e saj.
Specialistët presin që, nga kryerja e ekspertimit të pajisjes të gjejnë sa është distanca e valëve të përgjimit dhe sa ka qenë jetëgjatësia e baterisë, për të kuptuar se për sa kohë ka funksionuar ajo.
Ditën kur u gjet, pajisja ishte e fikur pikërisht pasi i kishte mbaruar bateria.
Ajo është parë nga sekretarja e Ministrit të Brendshëm, në afërsi të grirëseve të letrave.
Zbulimi ka alarmuar admnistratën dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka bërë menjëherë referimin në Prokurorinë e Tiranës.
Disa zyrtarë e punonjës të Ministrisë së Brendshme do të thirren në Prokurori, për t’u marrë në pyetje për këtë rast.


Mendoj se ‘cimka’ eshte vene nga ish-et ne ikje me Noken ne krye. Sic duket erdhi dita “te flase ” Cimka “. Djallezori po sakrifikon per te shpetuar Noken e tij te shtrenjte.
Do te shohim cudira? – Nuk i dihet.
Dhe do i zgjaste bateria 3 vjet mer idiot? Si e vendosi Noka kur jane nderruar komplet mobiljet? Si shpjegohet qe 60 vjecaret jeni lexues te rregullt dhe me idiotet??
“Neshat”, i detyruar per tu pergjigjur :
– Bateria ka jetegjatesi, pamvaresisht kohes kur ushqehet nga rrezet e drites, ne vecanti nga ajo diellore, ose kur zevendesohet ne vazhdimesi,
– Thuhet se “cimka ” eshte vendosur ne leter-prersen, dhe jo ne mobiljet,
– Percaktimi i deshires per te lexuar dhe njekohesisht per te shprehur opinion mbi c ‘ka lexoj eshte personale dhe obliguese. Nuk te pelqen, bukur-fort ndaj edhe reagove. Por jo me fyerje. Sepse konstatoj se: nga brendia e reagimit, si me siper, duket qe je vet-fyer.
Mer idiot, por cimka u gjet ne zyrat e Ministrit ne Garde, se cimkat ne Ministri po pastrohen perfundimisht me rikonstruksionin qe po i behet godines, mer idiot. Por mbetjet e Saliut e mul ndokes ne administrate bejne keto idiotesira te thjeshta, qe per mua jane zbuluar por i lihen Llalles qe “t’i gjeje” dhe t’ia thote ai gjykatave ose i gjen dhe hetimi vazhdon… se s’ia mban t’i tregoje, ndryshe vdes nga ndonje semundje e pasherueshme…..
E çfare nuk shpifin keta te pd-ke.Ata vetem per keto kane lindur.Po te shikosh ndonje te pd-ke duke u menduar,dihet se mendon,kujt do ti beje keq neser.Cdo gje te mire qe mendon qeveria e soteme,ata thone se po e bene per show.Nuk do kete ne bote me te keq se njerzit e pd-ke.I u shofte fara.
Ne presim shpetim nga segmentet,segmenti bie vete brenda.