Përhapet sëmundja e lopëve, ndalohet importi nga Serbia

Dita

Përhapja e një sëmundjeje në rajon që prek gjedhët ka alarmuar jo pa arsye edhe institucionet dhe fermerët në Kosovë.

E shfaqur së fundi në Bullgari, Maqedoni dhe Serbi, Sëmundja Gungore e Lëkurës, që prek lopët dhe buallicat, mund të dëmtojë lëkurën e kafshëve, të ulë prodhimin e qumështit dhe të ulë fertilitetin, raporton KTV.

Me të marrë raportet, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nxjerrë masën e ndalesës së importit të kafshëve nga vendet ku tashmë janë regjistruar raste të kësaj sëmundjeje.

Megjithëse Sëmundja Gungore e Lëkurës nuk paraqet ndonjë rrezik për shëndetin e njerëzve, fakti që gjatë Ramazanit dhe stinës së verës rritet kërkesa për mish, kërkon kujdes të shtuar si nga fermerët, ashtu edhe konsumatorët e mishit.

Kontrabandimi i mishit nga Serbia është ngritur disa herë si shqetësim në Raportin e Progresit të BE-së për Kosovën.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *