Kina ka vendosur ka vendosur të ashpërsojë kufizimin e lëvizjes së civilëve në provincën Hubei, ku qyteti kryesor Wuhan i kësaj province po konsiderohet si epiqendra e epidemisë së re të coronavorisut që tashmë ka marrë emrin e ri COVID-19.
Mbi 60 milionë njerëz që jetojnë në këtë provincën, nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë përveç nëse kanë ndonjë rast urgjent. Përdorimi i veturave private është rreptësisht e ndaluar.
Banorët në Wuhan janë të detyruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, kurse çdo tre ditë, një person duhet të dalë nga shtëpia për të blerë ushqim dhe artikujt e tjerë të nevojshëm. Në ndërtesa dhe komplekse, vetëm një hyrje do të jetë e hapur, ku në të do të qëndrojnë rojtarët e armatosur që do të sigurohen se askush nuk guxon të dalë apo hyjë.
Të gjitha marketet do të jenë të mbyllura, përveç farmacive, hoteleve.
Banka Qendrore e Kinës ka filluar të dezinfektoj edhe paratë, me qëllim që të ndalë zgjerimin e virusit COVID-19.
Por nderkohe në rrjetet sociale janë shfaqur video të ndryshme të filmuara nga kamerat e sigurisë nëpër ashensorë, ku shihen se si disa persona qëllimisht zgjerojnë apo shpërndajnë virusin që ka ngritur në këmbë botën.
o.j/dita
