Peripecitë historike të anëtarësimit të Greqisë në BE

Dita

Liderët e Syrizas kanë përsëritur shpesh gjatë javëve të fundit se “Greqia është djepi i demokracisë” dhe demokracia është pikërisht sistemi politik që artikulon Bashkimi Europian dhe që duhet praktikuar nga çdo vend anëtar. Megjithatë, kombi grek ka kaluar një rrugë të mbushur me pengesa për të marrë këtë status, i cili do t’i mungonte deri më 1 janar të 1981. Më 1 korrik 1961, Greqia nënshkroi marrëveshjen e Athinës dhe u bë pjesë, në cilësinë e  partnerit, e Komunitetit Europian. Rezoluta hyri në fuqi në nëntor 1969 dhe në nenin 72 të saj, përcaktohej mundësia e një anëtarësimi të plotë të mëvonshëm. Por ngjarjet historike rrodhën në një drejtim tjetër.

Grusht i shtetit i 21 prillit të 1967-ës, i udhëhequr nga gjenerali Jorgos Papadhopulos e udhëhoqi vendin drejt një izolimi diplomatik. Sipas historianit britanik, Tony Judt në librin e tij “Mbas lufte” rrugët e Athinës u mbushën atëherë “me tanke dhe paramilitarë”. Forcat e armatosura “arrestuan politikanë, gazetarë, sindikalistë dhe figura të tjera publike; Ato morën të gjitha pikat nevralgjike dhe u vetëdeklaruan shpëtimtarët e kombit”. Demokracia u zhduk, dhe “muzika moderne dhe minifundi” u shpallën të paligjshme. Regjimi i kolonelëve nuk pati mbështetje popullore, sidomos në mesin e të rinjve.

Asocimi i Greqisë në Komunitetin Europian u anulua gjatë periudhës së diktaturës ushtarake. Udhëheqësit e regjimit nuk u identifikuan kurrë me një familje politike konkrete. Kështu shpjegon historiani Richard Clogg në “Historia e Greqisë”, ku gjithashtu sqaron se kolonelët “kishin armiqësi të veçantë me komunistët, armiqësi kjo herë reale e herë e perceptuar”.  Diktatura filloi të sulmohej në vitin 1973. Në mars të atij viti, studentët shkaktuan një valë protestash që filloi me marrjen e Fakultetit Juridik të Universitetit të Athinës.

Diktatura ra më 23 korrik 1974 dhe një ditë më pas Greqia rifilloi lidhjen e saj me Komunitetin Evropian. Kështu filloi procesi i tranzicionit demokratik, “Metapolítefsi” ose ndryshimit politik, i shënjuar nga një natyrë paqësore. Nga ai moment, një nga objektivat e vendit ishte marrja e anëtarësimit të plotë në projektin evropian. Për ta arritur këtë, grekët hodhën kandidaturën e tyre zyrtare në 12 qershor, 1975. Ngadalësimi ekonomik ishte armiku i tyre më i keq: Problemeve të larta të papunësisë u bashkoheshin problemet me GDP-në, 50% më pak se mesatarja e vendeve anëtare.

Bisedimet e pranimit filluan më 27 korrik 1976 dhe përfunduan më 23 maj 1979 . Franca, për arsye politike, dhe Gjermania për arsye ekonomike dhanë mbështetjen e tyre për përfshirjen e Greqisë në Komunitetin Europian. Dhe pikërisht kjo përfshirje kontribuoi në konsolidimin e demokracisë greke.

Share This Article
Leave a Comment
  • Ja ku bazohet liria demokratike e sistemit kapitalist,ne ligjeraten posht:
    ” “muzika moderne dhe minifundi” u shpallën të paligjshme”.
    Nesaje te modernizimit te sistemit bota gezon liri te jashtzakonshme se jo vetem minifundet kane dal boje dhe kohet po kemi arritje ekstarvagante ne konkurrence ndermjet shteteve me sfilaten e Missi-t ne glob.Ku zgjidhen ma te bukurat qe mbas sfilatet do na ngopin me nxjerrje takemesh dhe me moden e brekve ne avancim te montume ne vendet intime pa lidhse.Perparim dynjaja,perparim.Shto dhe guximtaret qe na cvishen ne emisionet direkte ne TV.
    Sic shifet e ardheshmja do jete qe te vijne xhagajduret dhe te marrin drejtimin ne shtratin e bashkshortove.
    Rrofte sistemi i demokracise se shkerdhimit ne liri te pashoqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *