Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tensionet e shkaktuara sot në Kuvend, ku deputetët e Partisë Demokratike bashkë me liderin e tyre, Lulzim Basha bllokuan foltoren, pas përjashtimit për një ditë të këtij të fundit.
Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama tha se pavarësisht konsensusit që ofroi qeveria, PD prapë bllokoi foltoren. Mes ironish ai pyeti komentuesit nëse dinte dikush se si mund të ndihmonin opozitën.
“S’kanë ide duan sherr?U dhamë konsensus për atë që donin, po prapëseprapë e bllokuan foltoren?A di të ma thotë kush si mund të ndihmohen??”, citohet në mesazhin e Ramës.

