Përjashtimi nga subvencionet, çon në pikiatë prodhimin e sherbelës

Elton Tafaruci

Prodhimi i bimëve medicinale pa një rënie të fortë në vitin 2015 me rreth 38 për qind. Operatorët e fushës pohojnë se rënien e krijuar kufizimi i kultivimit të sherbelës.

Bima medicinale që ishte shkëlqimi i eksporteve shqiptare në SHBA ka parë vështirësi nga heqja e subvencioneve shtetërore ndaj bimës.

Xhavit Hysenaj nga shoqata e bimëve medicinale pohoi se, qeveria prej dy vitesh ka hequr subvencionin për sherbelën dhe sipas tij ky është shkaku kryesor, pse prodhimi ka rënë vitin e kaluar. Hysenaj tha se heqja nga harta e mbështetjes buxhetore për sherbelen erdhi pas reputacionit të keq nga fara e kontaminuar më 2013.

Hysenaj thotë se, problemet me farën nuk egzistojnë më, por mbështetja me subvencione nuk është rikthyer për te rritur prodhimin e bimës.

Në vitin 2015 u prodhuan 10.8 tonë sherbele nga 17.4 tonë që ishin më 2014.

Në vitin 2012 me përfshirjen në skemën e subvencioneve filloi të rritet kultivimi i bimëve mjekësore në vend.

Deri para pak vitesh sektori mbështetej vetëm në grumbullimin e përpunimin e bimëve të egra, të cilat edhe pse kanë më shumë vlerë në treg, nuk krijojnë hapësirë për të rritur eksportet.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë më 2012 u dhanë mbi 26 milion lekë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë bimë mjekësore, teksa u mbollën 376 hektarë me bimë medicinave, kryesisht sherbele.

Mirëpo Hysenaj pohoi se heqja e skemës së subvencioneve për bimët medicinave çoi për poshtë zhvillimet në sektor e për pasojë edhe eksportet e këtyre produkteve me mjaft reputacion në tregun ndërkombëtar./MONITOR

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *