Përjetë Autoktonus!

Dita

(Autoktonus sot është edhe emri i një djali. Djalit të mikut tim Frrok Bardhi)

Si rrezja që bjen prej Diellit,
dhe gjithë Botën e ndriçon,
një flamur që ra prej qiellit,
qëndisur-Autokton.

Si rrezja që bjen prej Diellit,
si rrezja me dritë të artë,
u ul shqiponja prej qiellit,
dhe qëndroi mbi Beograd!

Ato ditë erdhi në jetë,
biri i Etlevës dhe Frrokut,
një shqiptar me të vërtetë,
deri në rrënjët e flokut.

Mijëra emra Bota zbardhi,
sa me radhë dot nuk i zë,
po Autoktonus Bardhi,
është Një dhe vetëm Një!

Histori e madhe nisi,
kur në djep e tundi nëna,
ai djep i bukur lisi,
gjithë Shqipërinë ka brënda!

Autoktonus-lulja e djalit,
je simboli i bashkimit,
nip i Ismail Qemalit,
dhe i Isa Boletinit!

Autoktonus-përjetë,
është një kushtrim lirie,
si një shqiponjë me fletë,
është Bir i çdo shtëpie.

Është Bir i çdo shtëpie,
i ndritur me ideale,
i çdo cope Shqipërie,
Shqipërie Natyrale.

Autokton ishte ëndërr,
ëndërr e Smail Qemalit,
po tani është bërë dhe emër,
emër i një Djalit!

Autokton-tha me gjithë zëmër,
Boletini-kryeburrë,
po Frroku e ngriti emër,
që të mos harrohet kurrë.

Autoktonus-biri i Frrokut,
krenari e vendit tim,
shqiptar gjer në rrënjë të flokut,
dhe një emër për kushtrim!

Që nga Shkupi në Ulqin,
gjer në Jug-në Çamëri,
nga Tirana në Prishtinë,
quhet Nënë Shqipëri!

Vëndi që priti rrufetë,
jetoi mbi të zezat,
vëndi që lind Skëndërbetë,
edhe Nënë Terezat!

Bir i vogël i Mirditës,
ç’krenari na fale,
do ta bëjmë dita-ditës,
Shqipërinë Natyrale.

Autoktonus përjetë,
dhe Ti je i pari,
emri yt zbriti nga retë,
se je Lajmëtari.

Ti zbrite si Yll i Ndritur,
për Trojet Kreshnike,
ndaj e kemi brohoritur,
Shqipërinë Etnike.

(Vijon nesër pjesa e dytë)

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *