Kur Fevzo të flet me përkëdhelje

Dita

Të enjten në “Opinion” u fol për legalizimet dhe prishjet që po bënë INUK këto kohë. Të ftuar ishin Artan Lame, drejtor i ALUIZNI-t dhe drejtoresha e INUK, Dallëndyshe Bici.

Përballë tyre, të armatosur gjer më dhëmbë, ishin vendosur Enno Bozdo, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës dhe Jamarbër Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha. Tema e ndjeshme bëri që debati të ishte i zjarrtë dhe të ftuarit të mos respektonin radhën e të folurit. Fevziut nuk i bëri punë shkopi që mbante në dorë, ndaj në gjysmë të emisionit, vendosi kohën e kronometruar (secilit 2 minuta për ndërhyrje).

Por ajo që vu re në debat e sipër, Blendi i thërriste Jamarbër Malltezit shkurt, Abi. Njëherë, ok, i shpëtoi- menduam. Më pas, sërish, herën e dytë, herën e tretë…. dhe historia mori kot. Në një moment menduam se do i drejtohej me fjalët përkëdhelëse; shpirti, zemra, rrusho. Të presim herën tjetër, ndoshta e dëgjojmë edhe këtë variant. Sikur ta bënte me të gjithë kështu, do ishte risi në televizion dhe do të merrej si formë e re komunikimi.

Share This Article
7 Comments
  • Njeri i peshtire.Aftesi intelektuale ZERO.Jo vetem pa edukate por edhe cinik!
    Ky eshte nje moster e vertete. Kam pare neper ekrane qe nuk gjindet gjuha e perbashket;grinden e bertasin por ky mostra i binte violines.
    Me sa duket po ben ushtrime para se te plaset ne burg.
    Atje eshte vendi i pershtarshem per violine.
    Me sa duket edhe Desaren e paska nxjerre babai nga hunda.
    Ne ferr perfundofshi rrace e peshtire!

  • E pashe emisionin Opinion ku ishte i ftuar edhe dhendri i kriminelit Berishe dhe thone qe eshte babai i Desares Serbe ,por nese ,me beri pershtypje se si ne emision lejohet ky funderine me emerin Jamarber,do do te ishte me sakte ta ishte emerin Jamserbe,ku gjate emisionit i bertiste te ftuarit tjeter,por deri sa ta drejtoje emisonin servili i familjes Berisha nje Blend Fevziu,ai dhe te tjere te sojit tij jo vetem qe do berdasin por edhe do zihen me grushta a me shkopin e Fevzos

  • I vogel nga mendja,i pazoti per te vene ne skene toerine e Sales ” Shpif, shpif se dicka do te mbetet”. Opozite llapaqene, marrin ne goje e akuzojne individe pa qene te pranishen dhe pa fakte vetem me shpifje. Ne studio diskutohet problemi dhe jo te marresh ne goje e akuzosh me emra persona qe nuk jane te pranishem. Nuk e ndalon askush te denoncosh cdo abuzim qe zbulon ne prokurori. Ky Enno ka detyrime per shkak te funksionit te prishe ndertimet e paligjshme dhe te denoncoje abuzusit ne prokurori. Avokatin e kujt ben ne studio me ato perralla per padrejtesi e selektivitet. Ver ne pune inspektoriatin e bashkise dhe prishi ato qe INUK ka lene padrejtesisht dhe pastaj denonco edhe publikisht punen e te tjerve. Do kellqe kjo pune Enno nuk do llafe. Te ka dale boja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *