Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Të gjitha programet televizive gjermane raportuan për vizitën e Papës në Tiranë. Më gjerësisht e bëri kanali i dytë publik ZDF, ku paraqiti edhe skena nga një kurorëzim në një kishë të një shqiptare me besim katolik dhe një shqiptari me besim musliman. Të gjitha kanalet përmendnin edhe Nënë Terezën. Kjo mirënjohje që po i bënte papa Shqipërisë, ishte mirënjohje planetare. Dhe, e kemi merituar. Kjo vizitë ka përmirësuar imazhin e Shqipërisë në botë, si asgjë më parë.
Por përkthimi tek RAIUNO nga shqipja ishte i mjerë, i copëtuar, i sakatuar. Përkthyesi nuk ishte në gjendje të bëjë përkthim simultan, nga shqipja në italisht dhe shpesh bënte pauza dhe lidhte fjalitë, që folësi nuk i kishte lidhur me njëra tjetrën. Thënë shkurt, përkthyesi krijoi fjalim e vetë, por nuk përktheu.
