Përkujtohen dëshmorët britanikë, krerët e shtetit në ceremoni

redaktor

Është zhvilluar sot në Tiranë ceremonia përkujtimore e dëshmorëve britanike të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën kujdesin e ambasadës britanike. Në ceremoninë e zhvilluar tek Parku i Liqenit, pranë memorialit britanik dhe Komonuelthit, ishin të pranishëm edhe krerët më të lartë të shtetit, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ministri i jashtëm Edmond Panariti, ministri i mbrojtjes Arben Imami, ambasadori britanik Nicholas Cannon si dhe përfaqësues të tjerë nga ambasada britanike në Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *