Pothuajse 200,000 veta përkujtuan protestat te sheshi Tiananmen në Hong Kong të martën, 30 vjet pasi lëvizjës së demokracisë iu dha fund me dhunë më 4 qershor.
Ky vit pati një rekord pjesëmarrësish të të gjitha moshave, të cilët mbanin qirinj nëpër Victoria Park në nder të numrit të panjohur të protestuesve të cilët u arrestuan, u vranë ose u zhdukën pas goditjes të vitit 1989.
“Ata [ishin] shpresa e Kinës”, thanë shumë prej pjesëmarrësve.
Hong Kongu dhe Macau fqinje janë vendet e vetme në territorin kinez ku lëvizja e protestës mund të përkujtohet publikisht. Hong Kongu është edhe shtëpia e muzeut “4 qershori” si dhe e përmendoreve të ndryshme duke përfshirë një statujë në Universitetin e Hong Kongut.
Në Kinë, informacioni në lidhje me Sheshin Tiananmen është censuruar rëndë dhe shumë banorë atje e ndjejnë si detyrim për të përkujtuar ngjarjen në emër të tij.
“Tiananmen Square 1989 ëas a historic event not only for people in China and Hong Kong – it is a globally important event. It is one of those things that could have potentially changed China and it didn’t,” he said.
Hong Kong luajti një rol të vogël, por të rëndësishëm gjatë protestave të sheshit Tiananmen, pasi qindra aktivistë u arratisën përmes kolonisë britanike të dikurshme me ndihmën e agjencive të inteligjencës perëndimore.
Për më tepër, dhe studentë nga Hong Kongut morën pjesë në protestat në Pekin, ndërsa organizatorët e tjerë në vend organizuan një tubim prej 1.5 milion njerëz në mbështetje të protestuesve në fund të majit 1989.
Ndonëse nuk arriti të bëjë të mundur ndryshimet demokratike në Kinë, trashëgimia e Sheshit Tiananmen ka pasur një ndikim të madh në zhvillimet pasuese , si në Kinë ashtu dhe në Hong Kong, pasi minimalisht i ka dhënë formë mënyrës se si qeveria do të trajtojnte mospajtimin në vijim.
“Sheshi Tiananmen 1989 ishte një ngjarje historike jo vetëm për Kinën dhe Hong Kongun – kjo është një ngjarje me rëndësi për të gjithë botën. Kjo është një nga ato ngjarje që potencialisht mund ta kishin ndryshuar Kinënpërfundimisht, por nuk ia dolën”, shprehet njëri prej të pranishëmve me qiri në dorë për mediat ndërkombëtare që Dita i referohet.
