Personalitetet e larta të shtetit shqiptar kanë përkujtuar sot dëshmorët e atdheut në ditën e tyre, përmes homazheve të zhvilluara pranë memorialit “Nënë Shqipëri” dhe Varrezave të Dëshmorëve. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, dhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”. Kreu i qeverisë, Sali Berisha, tha në një prononcim të shkurtër për mediat se “sakrifica sublime e këtyre burrave dhe grave bëri që Shqipëria sot të jetë anëtare e NATO-s, të jetë një vend që ecën në rrugën e integrimit europian dhe që shqiptarët të shfrytëzojnë lirinë për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë”.
Mami Xhozi ne fakt duhet t`i bente homazhet ne Shkoder, atje ku deshmoret i kane mbuluar me plehra, atje ku dhunohet heroizmi i tyre e ku gjaku i derdhur per liri eshte injoruar.
Mami Xhozi eshte simboli i liqesise e qe do shkoje per lesh me 23 Qershor.
nderi i Kombit jane deshmoret per ne dhe kjo perkujtimore madje eshte pak per ta, per kontributin e dhene nga ana e tyre! jemi ketu fale tyre sot