Kosova dhe veçanërisht Prekazi kanë përkujtuar sakrificën e familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jashari.
Në 18 vjetorin e rënies së tyre, u tha se sa më shumë që nderohen dhe respektohen heronjtë vendor e ndërkombëtarë, aq më shumë nderohet e tashmja dhe e ardhmja e vendit.
Gjatë ceremonisë përfaqësues të familjes Jashari kërkuan nga klasa politike në vend, më shumë përgjegjësi e maturi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli foli rreth jetës së Adem Jasharit dhe bashkëpunëtorëve të tij që nga viti 1990 e tutje.
Kryeparlamentari tha se Marsi do të thotë frymëzim për të quar përpara agjendën evropiane të Kosovës.
Duke folur rreth peshës së flijimit të Jasharajve, Veseli tha se Kosova ende ka shumë punë për të bërë, përfshirë këtu edhe punën për familjet e dëshmorëve, te të pagjeturve, e veteranët.
Veseli tha se Republika e Kosovës ka shumë halle, si luftimi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nderimet me larta per Komandant Ademin dhe familjen e tij.
Qofshin te paharruar ne djepin e brishte te Lirise se Kosoves.