Përkujtohet vrasja e vëllezërve Gërvalla, Mustafa: Rol vendimtar për pavarësinë

Saimir Lleshi

Në Kosovë përkujtohet sot 34 vjetori i vrasjes së vëllezërve Gërvalla, përkatësisht Jusufi dhe Bardhoshi si dhe Kadri Zeka. Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se ata çimentuan rrugën e lirisë së Kosovës me anë të vizionit të tyre.

Me përkushtim të pashoq-tha Mustafa- ata arritën të ngritin nivelin e organizimit dhe unifikimit të veprimtarëve shqiptarë në kuadër të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës.

“Aktiviteti dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Jusuf Gërvallës dhe bashkëveprimtarëve të tij, pati ndikim vendimtar në dinamizimin e tërësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare kundër regjimit ish-jugosllav, duke mobilizuar elitën intelektuale dhe masat e gjëra të popullsisë, dhe duke rritur besimin në triumfin e pashmangshëm të vullnetit të popullit të Kosovës”, thekson kryeministri.

Kryeministri kosovar thotë se vrasja e Jusufit, Kadrisë dhe Bardhoshit më 17 Janar 1982, ishte një goditje e rëndë për lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës, por ata u shndërruan në prijës shpirtërorë të kauzës për lirinë e Kosovës, duke trasuar rrugën e qartë drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Vrasesit e atdhetareve ende nuk u gjeten. Flitet shume per ata vrases. Se kush jane ata, nuk dihet. Nje gazetar maqedonas tha se vrasesit e atdhetareve Jusuf dhe Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka eshte z. Ali Ahmeti, veprimtar dhe shok i ngushte i z. Bedri Islami . Gazetari maqedonas, z. Zoran Bozhinovski e thot edhe ate qe funkcionari i larte i LPK -se Ali Ahmeti paraqitet si spiun i dyfishte me nofken IBAR !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *