Jeta është e shkurtër, nuk ka kohë ta rregullosh atë. Do ju thoja të gjithë drejtuesve të lartë të shtetit që po vjen me këmbë të mbarë, dikastereve të ndryshme po të këtij shteti që po vjen, administratës po të këtij shteti që po vjen, e deri në drejtuesinë e rangut më të ulët po të këtij shteti që po vjen, se për t’u përmendur për të mira nga ky popull që i ka votuar, duhet që të betohen për përkushtim në punën e vështirë që u ngarkohet nga arkitektët e kësaj Rilindjeje të këtij kombi të shumë vuajtur.
Ata kanë marrë përsipër që këtë vend të gremisur në greminën që e ka çuar ish arkitekti Sali Berisha, që për mua, ky njeri tashmë i zhveshur nga petku i sovranit duhet të ulë kokën dhe të dëgjojë fjalën e sovranit, dhe të heshtë meqë e ka të vështirë të kërkojë ndjesë për bëmat që s’kanë të numëruar e që i ka bërë këtij populli.
Ky person në fjalë duhet të tërhiqet sa s’është vonë nga të gjitha detyrat që ka dhe të lejojë të rinjtë të ecin përpara po rrangullat e së kaluarës që na kanë marrë shpirtin. Qeveria e sapo konfirmuar nga z. Rama dhe krahu i tij i fortë, po me votë, z. Ilir Meta, do të eci përpara me ngulm për të realizuar të gjitha ato që janë premtuar. Kësaj qeverie të sapo shpallur, ku janë të gjithë pa të kaluar të errët, Saliu do t’ju vëjë nga një bisht, se ky njeri nuk mund të rrijë pa këto allishverishe.
I them kësaj qeverie të sapo krijuar dhe këtij kryetari të legjistraturës së re, të punojnë me përkushtim që të mbahen mend për mirë nga populli shqiptar dhe do të ngelen në histori për mirë për atë që do të bëjnë. Në të kundërt, do të mbahen mend si komunisti 40 karat, si shoku Sali. Urime kësaj qeverie në shtator 2013, të jetë e suksesshme, si e do populli mbarë. Me respekt P. Meçaj, Tiranë.
Letër e nënshkruar: P. Meçaj, Tiranë
