Dita e mërkurë duket se ka qenë ditë boksi, sepse pasi u raportua se Oskar e Diego Kosta u përleshën mes tyre në stërvitjen e Çelsit, një tjetër lajm, i dokumentuar edhe me foto, vjen nga Portugalia, aty ku ka shkuar skuadra holandeze e Fejenordit për një minifazë përgatitore në prag të pjesës së dytë të sezonit.
Në Albufeira, aty ku po stërvitet Fejenordi, është regjistruar një sherr i paparë mes dy futbollistëve Mikel Nelom e Toni Viljena, raporton Sport.
Përleshja ka qenë shumë e egër, saqë edhe ndërhyrja e futbollistëve të tjerë dhe trajnerit Xhovani van Bronkhorst nuk kanë pasur vlerë.


Aty ku ka jevgj ka dhe sherr.