Përleshje masive mes emigrantëve dhe refugjatëve, kaos në Idomeni dhe Pire

Herion Mesi

Gjatë orëve të fundit janë shënuar dy konfrontime masive midis refugjatëve dhe emigrantëve në dy kampet provizore të Idomenit dhe atë të Pireut në Greqi, ku ka pasur dhe të plagosur. Situata e krijuar ka shkaktuar shqetësim tek qeveria greke, ndërsa shumë media vendase në komentet e tyre thonë se ishte çështje kohe të ndodhte diçka e tillë.

Në kampin provizor më të madh të vendit, në kufirin me Mqedoninë, refugjatët kanë marrë ligjin në duart e tyre duke dashur të linçojnë një refugjat tjetër të cilin e kanë akuzuar se ka dashur të përdhunojë një vajzë 7-vjeçe.

Qeveria greke ka shpërndarë fletushka në tre gjuhë, në të cilat u shpjegohet refugjatëve të këtij kampi se kufiri është i mbyllur dhe se është e domosdoshme që ata të largohen prej andej dhe të shkojnë në tre kampet e organizuara në Greqinë e Veriut, për të mos vënë në rrezik jetën e tyre.

Ndërsa në Portin e Pireut ku në mëngjesin e së premtes kanë mbërritur nga ishujt edhe dy anije të tjera me rreth 700 refugjatë të tjerë, disa dhjetëra afganë dhe sirianë janë konfrontuar në mbrëmjen e së enjtes, kur po ndaheshin vaktet e ushqimit, për të marrë diçka më tepër./H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *