Natë episodike në burgun e Koridhalosë. Gjatë natës 2 të burgosur shqiptarë janë përleshur egër, ndërsa një prej tyre ka kaluar nga sektori B në sektorin C.
Fillimisht është bërë e ditur për rebelim të të burgosurve, mbajtje peng të një roje dhe episode masive, ndërsa policia greke ka rrethuar burgun.
Në vijim, episodi është izoluar mes 2 shqiptarëve që disi kanë arritur të kalojnë nga një sektor në tjetrin dhe përkrahësve të tyre. Episodi është mbyllur pas mesnatës, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse kishte të plagosur apo identitetet e shqiptarëve të implikuar.
l.h/ dita

Sa mire gazeta e keni marre kete lajm copy paste , bashke me titullin dhe e keni vene ne faqe pa e lexuar me pare dhe pa konstatuar mosperputhjet dhe mungesen e informacionit te vertete.
Duke dhene nje lajm qe nuk eshte lajm, me shume e keni komplikuar situaten dhe ngjarjen ne burgun ne fjale.
Po te kishit hapur faqet e shtypit grek ne internet do ta kishit njoftuar lexuesin tuaj shume me mire.
Ky lajm quhet futja kot.