Përleshje masive në Zvicër, tre shqiptarë të plagosur

DITA Online

 

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri masiv në Lugano të Zvicrës në orët e para të mëngjesit të shtunës.

Mediat zvicerane raportojnë se 10 persona u përfshinë në sherr ku u përdorën armët e ftohta.

Gjatë përleshjes të përgjakshme në një lokal të Luganos, një person ka plagosur me thikë tre shqiptarë, tre italianë dhe një 22-vjeçar zviceran. Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i ngjarjes është arratisur në drejtim të paditur.

Policia e Luganos ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të sherrit.

Identiteti i shqiptarëve të plagosur nuk është bërë me dije.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *