Një sherr në një pikë bastesh ka ndodhur pak më parë tek rruga “Myslym Shyri” në Tiranë. Nga të dhënat e para bëhet me dije se më shumë se 3 persona kanë qenë pjesë e tij, njëri prej të cilëve ishte edhe i armatosur. Dëshmitarët në vendngjarje kanë raportuar për “Jetaoshqef.al” se nga përleshja mes tyre janë plagosur edhe disa persona. Njëri prej tyre është larguar, ndërsa të tjerët janë arrestuar.
Policia e rendit ka mbërritur menjëherë, ndërsa 10 minuta më vonë në vendngjarje kanë ardhur edhe forcat “Shqiponja”.
Deklarata e policisë:
Të shoqëruarit janë E.L 34 vjeç, G.L 26 vjeç dhe S.M 23 vjeç, të cilët për motive ende të panjohura janë konfliktuar mes tyre. Ka qenë ndërhyrja e efektivëve të Komisariatit Nr.3 që ka parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes, pasi 23-vjeçarit me iniciale S.M iu gjet një armë pistoletë model Bereta.
Sherri ka qenë mes dy vëllezërve E.L e G.L dhe 23-vjeçarit, të cilit iu gjet arma.
Tre të shoqëruarit në polici po merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=hVorPuv64V0
