Përleshje me thika në lokalin e fshatit, plagoset i riu

Dita

Një i ri u plagos pasditen e sotme në fshatin Vreshtas të Korçës. Ngjarja ndodhi në një lokal të fshatit, ku disa persona u konfliktuan me njëri-tjetrin. Sherri degjeneroi në përdorimin e thikave, çka la të plagosur një të ri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Mësohet se ai është dërguar në spitalin e Korçës, ku është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Pritet që dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal të sqarojnë shkaqet e konfliktit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *