Një shqiptar është qëlluar me thikë gjatë një sherri të zhvilluar në kryeqytetin e Greqisë e për pasojë, ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur dje në orët e para të paradites në lagjen ‘Peristeri’ të Athinës.
Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur ende, por mësohet se ishte 26 vjeç.
Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe se ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Forcat policore në Greqi vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
s.a/dita
