Tensione edhe në Bashkinë e Matit.
Në Burrel ka pasur tensione pas përplasjes mes qytetarëve dhe policisë.
Edhe në këtë bashki, kërkohet lirimi i ambienteve zgjedhore. Raportohet se ka pasur përleshje mes policisë dhe qytetarëve në KZAZ 16.
Si rrjedhojë e përplasjes së dhunshme, ka disa të lënduar. Mbështetës të PD tentojnë të futen në KZAZ numër 16.
Policia ka hyrë në ambientet e KZAZ. Në momentin kur policia ka lëshuar gaz lotsjellës, qytetarët janë shpërndarë.
Përplasja ka qenë fizike, ku janë përdorur edhe shkopinj dhe sende të tjera të forta. Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Burrelit.
Gjithashtu, zyrtarë të Bashkisë së Matit kanë hyrë në Pallatin e Sportit Ferit Hysa ku kanë marrë materialet zgjedhore brenda KZAZ-së dhe i kanë vënë flakën.
j.l./ dita

Maloket e Burrelit nuk e dijne qe listat e votuesve jane edhe on line….Sa trapa qe paska andej perpjet!?
Kwshtu i garanton zgjedhjet qeveria?
Kemi te bejme me talebane PeDe-ra te SHQUP-it qe do te pergjigjen deri ne fund para ligjit.
Ata e dine mire , qe nuk do te mbahen ne pune ne bashkine e re , ne se do te mund te zgjidhet . Ky eshte argumenti me i forte , qe perdor Saliu , per ti nxitur dhunshem dhe armiqesuar me mazhorancen . Por , ne se do te merrnin pjese ne votime , mund te fitonin serisht bashkine , sikurese e fituan radhen e kaluar , qe iu paska “vjedhur” votat mazhoranca ! Pse zgjedhin rrugen e dhunes dhe jo ate ligjore ? Kush e ndalonte cdo antar te PD-se te kandidonte si i pa varur , qe me siguri do te merrte krejt votat e PS-LSI-se ?!