Një 32-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në qytetin e Breshës, pasi është përleshur e plagosur nga një tjetër shqiptar në një sallë lojrash fati në komunën Chiari.
Mësohet se shtetasi Arben Kola ka përplasur kokën në rrugë e ka humbur ndjenjat. Më pas ai është dërguar në spital, ku raportohet se ka ndërruar jetë.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia, 26-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi e rrahu të riun dhe e la në përtokë pa ndjenja, është arratisur.
Por arratisja nuk i ka zgjatur shumë, pasi ai është arrestuar nga policia italiane dhe momentalisht ndodhet në paraburgim me akuzën e vrasjes.
s.a/dita
