Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve, tre të plagosur rëndë me thikë në Itali

time

Në Itali, dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë dhe arrestimi i tyre u bë gjatë natës pas një përleshje mes tyre dhe një familjeje rumune.

Për pasojë tre prej tyre mbetën të plagosur, përfshirë edhe një të mitur që ka marrë një plagë të thellë me thikë. Ata janë dërguar në spital për mjekim.

Mediat italiane shkruajnë se 7 personat e përfshirë në konflikt, mes tyre dhe dy të arrestuarit, nën ndikimin edhe të drogës dhe alkoolit shkuan deri në përdorimin e thikave.

Ndërkohë gjatë ndërhyrjes së policisë, dy të arrestuarit u hodhën kundër tyre derisa karabinierët bënë të mundur neutralizimin dhe më pas arrestimin e tyre.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *