Të paktën 68 persona raportohet se kanë mbetur të vrarë si pasojë e përleshjeve mes trupave qeveritare dhe rebeleve “Houthi”, në veri-perëndim të Jemenit, në kufirin saudit.
Thuhet se lufta mes tyre ka nisur pranë qytetit të Harad, i cili u pushtua dy ditë më parë nga forcat qeveritare. Burimet qeveritare thanë se 28 vetë u vranë ndër radhët e tyre, ndërsa rebelët bënë të ditur se 40 luftëtarë të tyre mbetën të vdekur .
Përleshjet kanë vazhduar pavarësisht ndërmjetësimeve dhe armëpushimit të kërkuar dhe mbështetur nga OKB, ditën e martë në Zvicër. Në përleshje pati edhe të plagosur, ku të paktën 50 rebelë dhe forca pro-qeveritare u lënduan.
Rebelët “Houthi” dhe delegatët e qeverisë janë takuar në Biel në Zvicër me qëllim që t’i japin fund luftimeve.
