Përllogaritjet: Çdo shqiptar ka rreth 2700 euro borxh

DITA Online

 

Në rast se do të paguanin borxhin qeveritar në këto momente, çdo shqiptari do t’i duhej të nxirrte nga xhepi 2758 euro.

Sipas të dhënave të përllogaritura nga “Monitor”, stoku i borxhit publik për frymë është 2758 euro (në total borxhi përllogaritet 7.8 miliardë euro), ndërsa raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto 70.95%.

Në ditët e sotme, shumë qeveri po mbështeten në paranë e marrë borxh.

Borxhi i mundëson qeverive që të mbulojnë mangësitë pa u dashur të rriten taksat apo pa shkurtuar shpenzimet publike. Por, një borxh i lartë mund të dëmtojë ekonomitë, veçanërisht gjatë periudhave të recesionit.

Shtetet e Bashkuara sapo e tejkaluan shifrën prej 20 trilionë dollarësh për herë të parë në histori, ndërsa Mbretëria e Bashkuar detyrohet plot 1.9 trilionë sterlina apo 2.5 trilionë dollarë.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë vendet me borxhin më të lartë.

Borxhi i Japonisë arriti në 221.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2015-n, sipas raportit të OECD.

Sa është borxhi për frymë?

Një mënyrë për të analizuar borxhin qeveritar është për frymë. Kështu për shembull, nëse japonezët do të donin që të shlyenin borxhin e tyre kombëtar do të duhej që secili të paguante 90,345 dollarë secili.

Për sa u përket vendeve anëtare të OECD, Irlanda, Shtetet e Bashkuara dhe Italia kanë një borxh prej 62,687 dollarë, 61,539 dollarë dhe 58,693 dollarë.

Belgjika, me një borxh për frymë prej 58,134 dollarë, është mbi mesataren e vendeve të OECD prej 50,245 dollarë.

Austria, Franca dhe Greqia, të gjithë këto vende kanë borxh më të lartë për frymë se Mbretëria e Bashkuar dhe qytetarët do të duhet që “të paguajnë” secili rreth 50 mijë dollarë (49,975 dollarë, 49,652 dollarë dhe 47,869 dollarë respektivisht).

Borxhi për frymë është rritur tek vendet e OECD me një normë vjetore prej 5.9% që në 2007.  Sasia e borxhit për frymë ndër vendet e OECD varion nga Japonia 90 mijë dollarë, në Estoni me 3,700 dollarë.

 

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Kush i jep keto statistika .Duhet ti ipni kujt shteti i detyrohen per keto borxhe .Austrine e gjeti renia e murit te Berlinit pa probleme ,dhe mban rekord nga te gjitha shtet perendimore te zhvilluara, qe ka investuar ne te gjithe lindjen . Nje shtet , me jo me shume se 9 mil banore, ka gllaberuar Polonine ,Hungarine , Bullgari , Rumani ,Sllovenine , Kroacine ,Cekine ,sllovakine , Ka ardhur shume pak ne shqiperi ,me Reifeisen Bank ,dhe ka perlare nga Sali Larqofti ,llotarine shteterore ,natyrisht me ryshfet te majme ,se ekane te ligjeruar ,me ligj ,per te miren e mbushjes se kases se tyre shteterore???!!!, Por mezi po pret edhe per investime te tjera ne shqiperi ,keni per te pare, do me kujtoni ,kur te vendoset reforma ne drejtesi e vettingu ,dhe qenka ne borxhe??? . Ku ne Austri nje i pa pune shteti i jep ne muaj asistence 785 euro ne muaj ,pensioni minimal edhe per ata qe skane punur eshte, jo me pak se rreth 875 euro ne muaj , ku i marin 14 here ne vit ,kurse per burre e grua minimalja eshte 1400 euro ,po 14 here ne vit. .Austria eshte ne vend te pare ne rang Europe per investime dhe kjo shifer , nuk eshte ne baze popullsie ,dhe ne vend te dyte eshte Gjermania ,mbasi pati probleme me lindjen DDR .Keto jane statistika te BE se dhe mos shkruani brockulla . Pra nje vend prej 9 mil banoresh ka investuar ne vende 100 milionesh banore ???Per te qeshur e per te qare dhe genjyer ne shqiptareve .
    Shqiperia eshte ne rrezik te kapitullimit. Pse? Por ne qofte neser do hapte rubinetin , qe ka 8 vite qe e ka bllokuar Gjyk e STRASBOURGUT ,gjithe dosjet per ceshtjen e pronave ,kunder shtetit Shqiptar, do vinte hataja e Qameti bashke ,ku pergjegjesi eshte nga shteti i pa pergjegjshem Shqiptar , i ketij tranzicioni alla bandit komunist .???!!!Me keqeardhje ,do me kujtoni , ku keta bandite nuk levizin prej vendi dhe nuk cajne koke fare ??? Prisni se skeni pare asgje akoma.
    PS… Me serjoze kur te shkruani ,se shqiperia nuk eshte me e mbyllur si ne kohe te diktatures ,.

  • Ka dy rruge, ose do vazhdojme te germojme betonet e Enver Hoxhes per skrap, se uzinave jua beme gjemen per privatet e Berishes dhe Ramiut, ose rruga tjeter, ti cojme ne burg Salistet, Ilir Metistet, Ramistet,
    Ata e kane borxhin tone.
    Harrojini telenovelat me jevgen qe u be borebardha e kryeministrit dhe zuri pune keshilltare, shikoni realitetin.

  • Ne pergjithesi shoqeria shqiptare po kthehet nga nje race e zgjuar dhe shkathet qe e konsiderojne veten ne nje race idjotesh, budallenjesh, handikapatesh dhe trapash sepse me emrin e tyre disa politikan dhe qeveritaresh mafioz dhe hajdut marrin pare borxh nen emrin e tyre per interesat e tyre personale.
    Prandaj ka ardhur koha kush qeveritar ne keto 27 viteve ka vepruar jashte interesave te popullit te arrestohet, ti jepet ligjit dhe shtetizohet pasuria e tij duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, EDI RAMA. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *