ERE ka kërkuar bllokimin nga llogaritë bankare të CEZ-it të 430 milionë lekëve, shumë kjo që përbën gjobën e vendosur nga ndaj kompanisë çeke kohë më parë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila i dha të drejtë Entit Rregullator të Energjisë, pritet që përmbaruesit të vënë në zbatim kërkesën, për të vjelë gjobën e vendosu CEZ-it për mosrealizim importi dhe ndërprerje kolektive të energjisë elektrike.
Pas këtij vendimi, kompania CEZ reagoi duke deklaruar se ndërprerjet e energjisë elektrike nuk kanë qenë e qëllimshme, por kanë ardhur për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet dhe si rezultat i motit të keq. Gjithashtu në lidhje me zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara, të cilat janë të domosdoshme në këtë kohë temperaturash të ulëta, CEZ thotë se vonesat kanë ardhur si pasojë e gjendjes së vështirë financiare në të cilën ndodhet kompania.
“Vonesat në zëvendësimin e pajisjeve të djegura ka ndodhur për shkak të gjendjes së vështirë financiare të kompanisë. Aktualisht ERE ka bllokuar 430 milionë lekë të reja në llogaritë e kompanisë”, – thuhet në deklaratën e CEZ-it.