Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përmbarimi i lë pa strehë, AP: E paralajmëruam një situatë të tillë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Përmbarimi i lë pa strehë, AP: E paralajmëruam një situatë të tillë
AktualitetKomunitetLajmi i fundit

Përmbarimi i lë pa strehë, AP: E paralajmëruam një situatë të tillë

anazapta
Published January 4, 2013
Share
SHARE

12 familje rrezikojnë të dalin në rrugë, pasi GJykata e Tiranës dha dhënë urdhër-ekzekutimin për lirimin e ndërtesës ky jetojnë. Familjet e pastreha jetojnë në ish-çerdhen nr.36, tek ish-Fusha e Zezë. Ata protestojnë kundër vendimit për t’i nxjerrë nga ndërtesa dhe shprehen se dokumentet gjatë procesit janë falsifikuar.  Ata thonë se nuk dalin gjallë nga banesat, pasi nuk kanë ku të shkojnë.

“Ky objekt nuk është pjesë e aktit normativ të nxjerrë nga qeveria duket qartë se po bëhet falsifikim kundër dekumentacionit. Jemi dhe do veprojmë në bazë të ligjit. Nëse dikush është pronar ikim vetë nga këtu”, tha një prej banorëve për televizionin Neës24.

Dymbëdhjetë familjet e mësipërme jetojnë prej 20 vitesh në ndërtesën, e cila me vendim të gjykatës do t’u kthehet ish-pronarëve.

Në mbështetje të tyre ka dalë edhe deputetja socialiste, Vasilika Hysi, e cila bëri apel që këta njerëz të mos flaken në rrugë.

“Ligji është ligj, akti normativ është akt normativ, por krahas saj është edhe aspekti human. Këta banorë nuk mund të flakën në rrugët. Ndaj në kushtet ku këta qytetarë nuk kanë të drejtë të përfitojnë shtëpi, kjo gjendje nuk duhet toleruar. Unë nuk vij për politikë. Këta banorë duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”, theksoi Hysi.

 

AP: Qeveria zgjidhi emergjencën e ish-pronarëve, la në emergjencë banorët

Avokati i Popullit ka nisur një hetim për situatën e krijuar pas aktit normativ të qeverisë, i cili i detyron banorët e disa banesave të dalin në rrugë, pasi ndërtesa do t’u kthehet ish-pronarëve.

“Akti normativ i qeverisë zgjidhi emergjencën e ish-pronarëve, por la në gjendje shumë emergjente banorët që jetonin në këto banesa”, thuhet në deklaratën e AP.

Ky institucion bën të ditur se e ka paralajmëruar që më përpara situatën që do të krijonte akti normativ, ndërsa shton se menjëherë pas hyrjes së tij në fuqi, ”numri i ankesave ka ardhur në rritje, janë 50-60 ankesa individuale apo peticione”.

AP bën të ditur se duke parë situatën e krijuar, ka nisur një hetim të përgjithshëm, por nuk ka gjetur bashkëpunimin e institucioneve përgjegjëse.

 

 

anazapta January 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?