Përmbarimi sekuestron depot e naftës bruto të Trans Atlantic Albania Petroleum LTD

Dita

Përfaqësues të zyrës përmbarimore Fier në bashkëpunim me policinë e shtetit shkuan paraditen e sotme  në magazinat e rezervave të naftës në Usojë të Mallakastrës që janë në pronësi të Trans Atlantic Albania Petroleum LTD për të bllokuar dhe sekuestruar sasinë prej  një mijë metra kub naftë bruto ose e shprehur në litra një milionë litra naftë bruto.

Burime konfidenciale për median, bëjnë të ditur se sekuestro është vendosur pasi kompania  Trans Atlantic Albania Petroleum LTD rezulton debitore ndaj kompanive të treta për shërbim transporti.

Nga ana tjetër burime policore nga Drejtoria e Qarkut Fier pohuan se forca policore kanë shkuar në operacion për të mbështetur zbatimin e vendimit të doganave dhe përmbaruesit. Forcat policore kanë qenë për të mbështetur operacionin për të mos lejuar ndodhjen e ndonjë ngjarje të pa dëshiruar apo ndonjë incidenti mes përfaqësuesve të kompanisë së naftës dhe punonjësve që do të bëjnë zbatimin e urdhër sekuestros. Kompania Trans Atlantik Albania Petrolium është  që prej nëntorit të vitit 2014 dhe operon si kompania nxjerrëse e naftës në zonat Gorisht ,Cakran, Kash dhe Usoj pasi ka blerë 100% kapitalet nga kompania “Stream Oil Ltd, raporton alb365.com.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një komunikatë për median nga ana e policisë apo jo.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *