Përmbaruesit, tarifa të reja shërbimi

anazapta

Përmbaruesit do të kenë çmim tavan për shërbimin që kryejnë. Gazeta Dita disponon të plotë udhëzimin e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave me anë të të cilit pritet të vendosen rregulla të reja dhe të kontrolluara për çmimet që shpesh operojnë në mënyrë abuzive me klauzolat që krijonte udhëzimi i vitit 2009. Në këtë formë udhëzimi i ri që pritet të hyjë në fuqi sjell një sërë risish në përcaktimin e tarifave të shërbimit përmbarimor për ekzekutimin e vendimeve gjygjësore.

Udhëzimi Nr.13, datë 12.2.2009 (ndryshuar me Udhëzimin Nr.1240/4, datë 15.09.2009) me të cilin kanë operuar deri më tani shoqëritë e shërbimit përmbarimor bazoheshin në këtë lloj ndarje:

a)Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë ekzekutivë me objekt  të pavleftësueshëm – në vlerën  3500 lek

b)Për vënien në ekzekutim të vendimeve e titujve të tjerë ekzekutivë me objekt të vleftësueshëm kundrejt shtetasve si dhe kundrejt personave juridikë, në vlerën 2 për qind të vlerës së padisë.

Duke mos bërë asnjë përcaktim tjetër udhëzimi në këtë formë nuk ka mundur të rregullojë marrëdhëniet midis shërbimit përmbarimor dhe palëve ndërgjygjëse në çështjtet gjygjësore. Udhëzimi i ri mirë përcakton tarifa të qarta të shërbimit përmbarimor për çdo veprim/shërbim të kryer prej tij.

 

Tarifat e ndara në tre zëra

Forma me të cilën operon udhëzimi, si kriter bazë në përcaktimin e tarifave të shërbimit përmbarimor përcakton vlerën e shumës së padisë ku kufiri bazë mbas të cilit ndryshojnë tarifat e shërbimit përmbarimor është vlera 6.000.000 lekë. Ajo çfarë vihet re në udhëzimin e nënshkruar nga Ministrat Naco dhe Cani, është ndarja e tarifave në tre kategori, tarifa bazë që është tarifa fikse që i paguhet subjektit përmbarinor për shërbimin e kryer, tarifa e shërbimit  që është tarifa që i paguhet subjektit përmbarimor për veprimet proceduriale bazuar në kontratën midis palëve dhe tarifave të përcaktuara nga ky udhëzim si dhe tarifat e suksesit që janë tarifat që i paguhen subjëktit përmbarimor për padi me vlerë mbi 6.000.000 lekë. Gjithashtu edhe për ekzekutimin e vendime gjygjësore të ndërmjetme pritet  të operohet me tarifa të reja. Nëse vlera e padisë është e papërcaktuar ndryshohet tarifa e pagesës nga 3.500 lekë në një të tretën e pagës minimale mujore zyrtare. Duke iu referuar pagës minimale në masën 30.000 lekë rezulton se tarifa për këto padi të jetë në vlerën 10.000 lekë.

Shërbimi përmbarimor do të paguhet mbi bazën e kryerjes së veprimeve proceduriale përmbarimore nga ana e subjekteve përmbarimore si më poshtë

 

Nr. Lloj i  shërbimit VIera e shërbimit
1. Njoftimi për ekzekutim vullnetar 20.000 Lekë
2. Njoftimi për kalimin në ekzekutim të detyrueshëm, vendosja e sekuestros mbi pasuritë e të gjithë palëve debitore në kontratë

(dorezanës, palë të treta,.. etj)1

15.000 Lekë për njoftim /sekuestro por jo me shumë se 100.000 Lekë
3. Njoftimi për arritjen e marrëveshjes së palëve për vlerën e tregut të pasurive te sekuestruara 15.000 Lekë për cdo njoftim
4. Njoftimi për caktimin e një eksperti vlerësues 15.000 Lekë për cdo njoftim
5. Njoftimi i aktit të ekspertimit 15.000 Lekë për cdo njoftim
6. Njoftimi dhe organizimi i ankandit të parë 50.000 Lekë
7. Njoftimi dhe organizimi i ankandit të dytë 50.000 Lekë
8. Vendimi për shpallje fituesi/ofrimi i sendit, për vendim pezullim dhe cdo vendim tjetër i ndërmjetëm që mund të merret 15.000 Lekë
9. Ndjekja e procedures për kalimin e pronësisë në

ZVRPP

20.000 Lekë
10. Ekzekutimi i barrave siguruese 30.000 Lekë për ekzekutim të një barre siguruese por jo me shume se 80.000 mijë lekë

80.000 Leke

11. Dorëzimi i kartelave të pasurisë dhe celësave

tëpasurisë së lirë nga posedimi itë tretëve

20.000 Lekë

 

1. Tarifa  baze  përmbarimore për ekzekutimin e padive  me vlerë deri  në një shumë  500.000 lekë bazuar në Urdhrin  e Ekzekutimit llogaritet  sipas vlerës së detyrimit  dhë normës së tarifës së subjektit  përmbarues,

 

VIera e padisë  për pagesë deri në … Lekë

Norma e tarifës së subjektit përmbarues në Lekë. Tarifa baze

Tarifë e parapagueshme

10 000

6000

5000

20 000

7000

5200

30 000

8000

5300

40 000

9000

5400

50 000

10 000

5500

60 000

11 000

5600

70 000

12 000

5700

80 000

13 000

5800

90 000

14 000

5900

100 000

15 000

6000

150 000

17 000

6500

200 000

18 000

7000

250 000

20 000

7500

300 000

22 000

8000

350 000

24 000

8500

400 000

26000

9000

450 000

28 000

9500

500 000

30 000

10 000

 

2. Tarifa bazë rmbarimore  për padi me vlerë që kalojnë shumën 500.000 Iekë deri në vlerën 6.000.000 le, llogaritet si me posbte:

a) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 500.001ekë deri ne 600.000 lekë, është 5.8% e vlerës së padisë;

c) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 700.00 I  deri në 800.000 lekë është 5.4% e vlerës së padisë;

d) tarifa e subjektit përmbarues për një vlere padie prej 800.001 deri në 900.000 lekë është 5.2% e vlerës së padisë;

e) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 900.00 I  deri në 1.000.000 1ekë është 5.0% e vlerës së padisë;

t) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë 1.000.00 1 deri në 2.000.000 lekë është 4.8% e vlerës së padisë;

g) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 2.000.001 deri në 4.000.000 lekë është 4.6% e vlerës së padisë;

h) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 4.000.00 1 deri ne 6.000.000 lekë është 4.4% e vlerës së padisë;

3. Tarifa  përmbarimore për paditë  me vlerë që kalojnë shumën  6.000.000 Lekë.

Totali i tarifës për shërbime/veprime përmbarimore së bashku  me tarifën  e suksesit  nuk mund   të  tejkalojnë shumën  përkatëse  sipas  përcaktimeve  më  poshtë,   për  efekt  të• mbajtjes  dh e përballimit si kosto nga ana e debitorit.

a) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 6.000.00 l deri në 8.000.000 1ekë është 4.2% e vlerës së padisë;

b) tarifa e subjektit përmbarues për një v1erë prej 8.000.001 deri në 10.000.000 lekë është 4.0% e vlerës së padisë;

c) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej l 0.000.00 l deri në 20.000.000 Iekë është 3.8% e v1erës së padisë;

d. Tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 20.000.001 deri në 30.000.000 Iekë është 3.6% e v1erës së padisë;

e) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 30.000.00 I   deri në 40.000.000 lekë është 3.4% e vlerës së padisë;

f) tarifa e subjektit përmbarues për një v1erë padie prej 40.000.001 deri në 50.000.000 lekë është 3.2% e vlerës së padisë;

g) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë prej 50.000.00 1 deri në 60.000.000 lekë është 3.0% e vlerës së padisë;

h) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë prej 60.000.001 deri ne 70.000.000 lekë është 2.8% e v1erës së padisë;

j) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë prej 70.000.001 deri në 80.000.000 lekë është 2.6% e vlerës së padisë;

k) tarifa e subjektit përmbarues për një vlerë padie prej 80.000.001 deri në 90.000.000 lekë është 2.4% e vlerës së padisë.

I) tarifa e subjektit përmbarues për një padi, vlera e së cilës është më e madhe se 90.000.000 lekë është 2.160.000 lekë+0.1% për një vlerë që kalon 90.000.000 lekë.

 

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *