Mbrëmjen e sotme është përmbysur një makinë me targa greke në aksin Elbasan-Peqin ku është dashur ndërhyrja për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda në makinës.
Burime bëjnë me dije se dy persona janë plagosur si pasojë e këtij aksidenti, të cilët janë dërguar për në spitalin e Elbasanit.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, sakaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
h.b/dita
