Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Vlorë-Levan.
Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi automjeti tip Mercedes Benz me targa “AA859 EV” me të cilin udhëtonin është përmbysur në rrugë, pas përplasjes me një mjet tjetër.
Pasi ka humbur kontrollin, mjeti “Mercedes” është përplasur me makinën e mirëmbajtjes së rrugëve me targë AA828 EV, i cili ndodhej i parkuar.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
