Një aksident me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit. Viktima është drejtuesi i trajlerit, Nikolin Gjoni, 42 vjeç.
Trajleri që po transportonte lule humbi kontrollin duke u përplasur me barrierat për të kaluar në korsinë e kundërt duke u përmbysur.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në rrugën e Kombit në fshatin Kolsh. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin.
o.j/dita
