Përmbyset traktori, vdes vogëlushja, plagoset gjyshi

anazapta

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një fshat të Beratit. Një fëmijë 6 vjeç ka humbur jetën ndërsa lëvizte me traktor së bashku me gjyshin.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të paradites në fshatin Shegjas, ku  traktori me të cilin 58-vjeçari Musa Halili po punonte tokën rrëshqiti dhe u përmbys, duke i shkaktuar vdekjen mbesës së tij 6 vjeçe.

Vetë Halili ka marrë disa plagë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështira.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *