Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur thuajse gjithë kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë, duke shkaktuar dëme të mëdha në lokale dhe në një numër të madh automjetesh.
Vërshimet e ujit e bënë të vështirë kalimin e automjeteve dhe në disa të tjera e bllokuan plotësisht trafikun.
Anadolu Agency shkruan se janë duke vijuar operacionet për shpëtimin e njerëzve që ndodhën në automjete kur shpërthyen vërshimet e ujit, ndërsa sasi të konsiderueshme të ujit janë mbledhur në nënkalime.
Instituti meteorologjik paralajmëron popullatën lokale se reshjet mund të zgjasin deri në mbrëmje.
Qytetarët janë paralajmëruar të marrin masa parandaluese kundër rreziqeve nga vërshimet e ujit, rrezikut nga bubullima si dhe erërat e forta.

l.h/ dita

Jo me, eshte sabotim, do ta ket bo Gyleni.
Kujt i plasi by