Përmbytet dhe Kina, shkon në 12 numri i viktimave, mbi 10 mijë të tjerë evakuohen, pamje dramatike nga “masakra natyrore”

Edlira Shehu

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Kinën Qendrore.

BBC shkruan se si pasojë e përmbytjeve në Provincën Henan deri më tani 12 njerëz kanë ndërruar jetë, ndërsa mijëra të tjerë janë evakuar nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në zona të sigurta.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje të përmbytjeve.

Metrotë e qyteteve janë bllokuar, ndërsa qindra makina ‘notojnë’ në ujë. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën.

Ata po punojnë për shpëtimin e personave të bllokuar në shtëpitë e përmbytura, metrotë, apo ambientet e tjera të vendit.

Sinoptikanët kanë parashikuar se reshje të dendura shiu do e përfshijnë rajonin intestivisht gjatë 24 orëve të ardhshme.

 

e.sh/Dita

Share This Article
3 Comments
  • Po pse “lajm” perben vdekja e 12 kinezeve nga permbytja? Ne Kine vetem nga “teshtitja” vdesin cdo dite 1200 persona. Thone qe aty banojne 1,4 miliard banore, por ata jane shtet pa inventor mendohet qe jane 1,6 miliard banore. Jeni ftohur ne bythe qe na jepni kete lajm idiot.

  • Per dy komentuesit e mesiperm: qajini hallin kalorsit se i varen kembet! Apo besnik pas vijes se partise!?. Armiku i ri u zbulua!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *