Moti i keq me reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar probleme në shumë zona. Problematike paraqitet dhe situata në nënstacionin e Kasharit duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike.
Si pasojë e këtij problemi aktualisht janë pa energji elektrike Kombinati, Kamza dhe Lapraka.
Gjithashtu reshjet e shiut kanë përmbytur një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës duke bërë që të bllokohet qarkullimi. Uji ka arritur në një lartës rreth 1 metër, çka e ka bërë të pamundur kalimin për mjetet e vogla.
Autostrada vijon që të jetë e bllokuar prej orës 18:00 të pasdites së sotme. Për të zhbllokuar situatën ka ndërhyrë edhe ushtria.

Keto jane pasojat e mohimit te arritjeve te socializmit ne Shqiperi.
Shteti socialist nuk ishte budalla,si kiy i sotmi,por mbante ne kembe ndermarrje shteterore se ato te Binifikimit,Ujrave,Pyjeve ,mi8rembajtjes se rrugeve etj,qe garantonin jo nvetem cilesine e tyre ,por e shpetonin shtetin nga shpenzimet gjigante shtese ne rastet si keto permbytjet sot e ne vazhdim.
Merrni nga socializmi ato organizime te sukseseshme se boll bete politike.
Doemos qe nuk do me degjoni se po me degjuat mua,ku do i beni tenderat fitimprurese prej milionash?
E keni bere vendin hambar tenderash e koncesionesh,aq sa shteti eshte bere si taksidaret e kohes se Turqise se vete nuk ben asgje!
A u mbushen Hidrocentralet?