Banorët e Shkodrës, mes përmbytjeve dhe vjedhjeve

anazapta

I tremben jetës për shkak se uji u ka rrethuar shtëpitë, por as nuk i lënë dot për shkak të kërcënimit nga hajdutët. Banorët e lagjes Livadhe në periferi të Shkodrës nuk kanë pranuar të enjten të lënë shtëpitë e tyre pavarësisht kanosjes nga përmbytjet. Ata kanë refuzuar evakuimin, edhe pse uji u ka hyrë në oborret e banesave. Bëhet fjalë për 18 familje të cilat kanë refuzuar largimin nga shtëpitë. Ata thonë se nga përvoja e përmbytjeve të mëparshme, pasuria e tyre vidhet, pasi hajdutët e dinë se nuk ka njerëz aty. Përmbytja e para dy vjetëve ka qenë e tillë, ku banorët janë larguar duke lënë në shtëpi vetëm një anëtar, por përsëri ka pasur vjedhje. “Edhe kohët e fundit vjedhjet janë shtuar së tepërmi, prandaj nuk do lëvizim, vetëm po qe se nuk kemi rrugë tjetër dhe uji na kërcënon jetën”, thonë banorët e lagjes “Livadhe”.

Zona periferike e Livadheve është përfshirë në hartën e përmbytjes për shkak të fryrjes së liqenit të Shkodrës gjatë 48 orëve të fundit. Përveç përmbytjes, banorët po përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm. Bashkia e Shkodrës tha se ka vendosur në dispozicion të këtyre banorëve konviktin e shkollës industriale për t’i akomoduar derisa uji të tërhiqej dhe të rikthehej normaliteti.

Kryeplaku i lagjes pohoi se kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe FNSH-ja ka mbërritur shumë shpejt, por banorët s’kanë dashur të lënë shtëpitë. Komandanti i FNSH-së, në Shkodër, Hivzi Bushati, tha gjithashtu se familjet e rrezikuara nga uji kanë refuzuar të evakuohen.

 

Imami: Turp!

Një turp për të gjithë ata që pretendojnë, kanë në dorë apo flasin për kulturën dhe trashëgimninë e vlerat e saj. Kështu e ka quajtur myftiu i Shkodrës përmbytjen e radhës të Xhamisë së Plumbit, monument kulturor. Imami Muhamed Sytari tha se është e patolerueshme degradimi i kësaj xhamie nga përmbytjet e njëpasnjëshme, ku gjatë 3 viteve të fundit ka njohur disa përmbytje dhe kjo si shkak i mosndërtimit të projekteve që do të evitonin përmbytjen e saj. “Sa herë ka reshje në Shkodër, do të ketë një deklaratë nga Myftinia e Shkodrës për Xhaminë e Plumbit. Ky është një turp i madh për të gjithë ata që pretendojnë, kanë në dorë apo flasin për kulturën e trashëgimninë e vlerat e saj. Xhamia e Plumbit është një objekt kulti islam në funksion, i cili rrethohet nga disa objekte tjera kulti në gjurmët e të cilave jemi. Është monument kulture, por është në gjendje të mjerueshme. Disa herë kemi lobuar e ngritur zërin në të gjitha instancat përgjegjëse për këto vlera dhe përgjigjja është ajo që shohim sot. Ky është një turp i madh, që vë në dyshim dhe sinqeritetin e shumë prej atyre që flasin për harmoninë fetare, tolerancën fetare, respektimin e të drejtave të besimeve fetare. Kjo është një apel për këdo që duhet të dëgjojë.

Jam i gatshëm të jap dorëheqjen si myfti në rast se kjo i shërben zgjidhjes së problemit të Xhamisë së Plumbit, por nuk duhet të iki vetëm. Ky është një turp i madh që duhet ta mbajnë në ndërgjegjen e tyre të gjithë ato që janë përgjegjës. Mburren se kanë shtruar disa pedonale, ndërsa këto vlera lihen në harresë. Ky është një turp i madh që nuk duhet të përfundojë me këtë deklaratë”, theksoi Sytari.

Xhamia e Plumbit është një prej veprave më të rëndësishme kulturore në Shkodër, e ndërtuar në vitin 1773. Ajo ndodhet nën ujë prej disa ditësh, ndërsa niveli i i tij ka ardhur duke u rritur. Xhamia e Plumbit në Shkodër është monument kulture me vlera të veçanta arkitektonike dhe kulturore. Është ndër të rrallat objekte të kultit mysliman në Shqipëri e ndërtuar sipas stilit osman. Ajo që bie në sy në historinë e Xhamisë së Plumbi është fakti se ajo ka qenë ndër të paktat objekte fetare, e cila nuk iu nënshtrua shkatërrimit të ateizmit komunist dhe këtu në nëntor 1990 u bë rikthimi i praktikimit të kulteve fetare myslimane në Shkodër pas periudhës së ateizmit të detyruar.

 

Përmbytja e Shkodrës, ndërtimi i bypass-it s’do ta kishte lejuar

Bypassi i qytetit të Shkodrës i konsideruar si vepra më madhore infrastrukturore që do t’i shërbente maksimalisht qytetit duke evituar përmbytjet dhe duke u bërë një rrugë lidhëse me ato nacionale, me trotuare të gjëra vepra arti, mure rrethuese, ndriçim e hapësira të gjelbërta tani po njeh shijen e lënies në harresë. Dhe pikërisht kjo neglizhencë shihet shkak për përmbytjen e disa lagjeve të qytetit të Shkodrës. Në gjithë gjatësinë e bypass-it mund të shohësh vetëm mjetet e ndërmarrjeve kontraktuese të lëna në mes të trasesë së rrugës, ndërkohë që nuk shihet asnjë punëtor të punojë në to. Pas premtimeve të shumta, prej muajsh pezullohen punimet duke mos dhënë asnjë justifikim për këtë situatë. Ndërmarrjet kontraktuese që duhet të operonin në të njëtën kohë në segmente të ndryshme të këtij objekti, nuk punojnë.

Në Tophanë, rreth 40 banesa janë të rrethuara nga uji dhe banorët shprehen se ndihen të frikësuar pasi niveli i ujit është në rritje, ndërkohë deri tani askush nuk është interesuar për të parë situatën e vështirë në të cilën ato ndodhen.

Uji është i pranishëm dhe tek lagjet e tjera, si zona e Livadheve apo ajo që njihet si lagjja tek “shtëpia e mushkonjave” dhe pranë ish Zukth-Kashtës, ndërsa Bahçallëku e Ajasma kanë ende ujë edhe pse duket sikur është ulur niveli. Edhe në rrugën e Shirokës uji i liqenit të fryrë ka dalë në rrugë, ndërsa nuk ka kursyer as bizneset. Po kështu dje në mëngjes uji ka dalë edhe pranë pedonales së urës së vjetër të Bunës. Shkak i rritjes janë bërë prurjet e mëdha nga lumi Moraça në Mal të Zi, si dhe shkrirja e dëborës.

Pezullimi i punimeve të herëpashershme të bypass-it janë pasojë e asaj që quhet “mosshlyerje detyrimesh” nga ana e shtetit për këtë objekt kundrejt ndërmarrjeve kontraktuese. Burime të ndryshme informojnë se deri tani ndërmarrjet kontraktuese kanë punuar me fondet dhe mjetet e veta dhe nuk kanë marrë asnjë lloj pagese apo fondi për punën e kryer.

Situata duket e paqartë në një kohë që u premtua se do të punohet maksimalisht me të gjitha mjetet për ndërtimin e plotë të të gjitha veprave të artit, ndërtimin e mureve anësore përgjatë rrugës, rritjen e nivelit të trasesë së rrugës me 50 cm të tjera material shtrimi që deri tani edhe ky i fundit ka mbetur në grumbuj pa u marrë kush me të. Ndërkohë që afati i fundit për marrjen në dorëzim dhe përfundimin e këtij objekti është 3-mujori i parë i vitit 2013, nuk dihet ende se si do vijojë puna për t’u përfunduar në kohë. Inspektimet nga autoritetet vendore e qendrore nuk kanë munguar, por duket se ato kanë qenë formale.

 

Share This Article
7 Comments
  • Keq me vjene per shkodranet por i keshilloje te vazhdojne ti mbajne 2 gishtat larte deri sa ti vije Sala me XHozin qe ti sjelli GONDULA per tja kaluar turizmit ne VENECIA.

  • Poshte enver hoxha rrofte shoku sali dhe shoqja zhozefine, e deshet mbajeni se e meritoni, prisni se akoma nuk jane hapur portat e fierzes, aty do te keni edhe me shume arsye te me shani mua dhe te ngrini dy gishtat lart dhe bithet ne uje, kujdes vishni breke dhe pantallona se peshku kerkon vrime ku te fshihet dhe mos ju duket verra juaj si fole dhe ju hyn ne bithe dhe peshkun eshte zorr ta nxjerresh jashte duhet vete nje nderhyrje me operacion tek spitalet e kandaharit te saliut.
    Hajde shkodrane gerthisni, poshte enveri dhe rrofte saliu, mos harroni dy gishta lart dhe bithen ne uje.

  • Saliu u taku me papen ,rastesi .Tani qe edhe qielli “vegoi” nga ky takim , merrni masa vet or popull , se mesiguri deri ne qershor veq bresher do bije ne vend te shiut . C’far lind qen , vec duke leh qendron . Mbetemi me shprese , se nuk do e pres qershorin , ku dhe zeri do i ndalet dhe ne do shpetojme nga djallezite e tij .

    • Kujdes moj bije se mos ftohesh nga bithet se je lagur e tera dhe kur te hyn i ftohti nga bithet ste del me piet saliun po deshe se ai e di mire kete punen e te ftohures se njehere kur po na mbitej varka atje ne voloreke, u detyruam te hedhim salin ne uje se nuk mbate shume peshe varka e udheheqjes dhe qysh atehere saliu mori nji te ftohur qe edhe sot akoma si ka dale, se ke pare qe shume here kruhet ne karrieke se ka marr te ftohur. Bej kujdes bije shkodrane e pukes se bitha eshte e dobishme, se po spate bithe te duhet ta nxjerresh nga goja fekalen dhe kjo seshte gje e mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *