Permbytje ne Fier, bllokohet kalimi për në Vlorë

Dita

Situatë kritike në Fier, ku policia ka marrë masa për avakuimin e banorëve të rrezikuar. Reshjet e dendura të shiut kanë rinisur sërish rreth orës 14:30.

Gjatë 24 orëve të mëparshme, ato kanë bërë që lumi Gjanicë të dalë nga shtrati. Këtë herë Gjanica ka prurjet më të mëdha, duke sjellë një përmbytje të të gjithë zonës rreth saj dhe në disa lagje të qytetit.

Nuk dihet saktësisht sa është numri i banesave dhe bizneseve të përmbytura, por sipas një llogarie të thjeshtë, mbi 250 objekte jane nën pushtetin e ujit. Ujërat i janë afruar pedonales së qytetit çka paralajmëron rrezik për përmbytjen e gjithë qytetit të Fierit, nëse rrjeshjet vazhdojnë.

Lumi ka dalë deri në unazën e qytetit, duke shkaktuar paralizim të qarkullimit të automjeteve për në Vlorë e Orikum.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *