Tre persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmbyshëm që kanë prekur Spanjën jugore, të cilat kanë shkaktuar pëmbytje dhe tornado në vend.
Deri tani janë raportuar tre të vdekur, dy pleq, motër e vëlla, u kapën në befasi nga përmbytja dhe makina e tyre u rrethua nga lumi, ndërsa një shofer tjetër hyri me makinë në një tunel ku vërshoi uji.
Stuhitë pritet të vazhdojnë në Valencia dhe Murica, me përmbytje përgjatë lumit më të madh të vendit.
l.h/ dita
